Kështjella në katërkëndëshin e fotografive bardh e zi mirëpriste dikur familjen e baronit austro-hungarez Franz Nopcsa von Felso-Szilvas.

Baroni Nopcsa njihej si një figurë famëkeqe për kohën dhe konsiderohej “një gjeni i djallëzuar”.

Aristokrati ishte ndër të tjera një eksplorator, spiun, poliglot dhe mjeshtër i maskimit.

Ai kaloi Alpet Shqiptare në këmbë dhe u miqësua me malësorë vendas, duke u përfshirë ndonjëherë në grindjet e tyre fisnore.

Madje, Nopcsa pothuaj u kurorëzua “Mbret i Shqipërisë”, sipas dëshmive të kohës.

Thuhej se ai zhdukej për muaj të tërë vetëm për t’u rishfaqur në hotelet luksoze evropiane i veshur si fshatar.

Së bashku me një djalë të ri, të cilin e quante sekretar, (Bajazid Doda me të cilin ishte i lidhur) ai përshkoi me motoçikletë zona të Ballkanit.

Baroni mbajti korrespondencë shumëvjeçare me njerëz të famshëm dhe të ditur në të gjithë Evropën.

Nopcsa lindi në një familje fisnike të pasur, më i madhi nga tre fëmijët e rritur në Sacel.

Ai kishte një edukim tipik për një aristokrat në bregun provincial të një perandorie të regjur.

Në shtëpi ai fliste hungarisht dhe mësoi rumanisht, anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht.

Babai i tij, Alexius, kishte luftuar në Meksikë kundër Benito Juárez, në vitin 1867.

Nëna e tij, Matilde, vinte nga një familje aristokratësh nga qyteti i afërt i Aradit.

Baroni ishte një nga studiuesit dhe mendjet e mëdha shkencore të kohës së tij – dhe ishte kryesisht autodidakt (i vetëmësuar).

Ai ishte një nga shkencëtarët e parë që vërejti kockat e fosilizuara të dinosaurëve.

Në fakt, ai ishte i vendosur në marrëdhëniet evolucionare midis zogjve dhe dinosaurëve, dekada përpara se ideja të bëhej gjerësisht e pranuar në mesin e paleontologëve.

Kontributet e tij të përgjithshme në këtë fushë kanë bërë që disa ta quajnë atë “babai i harruar i paleobiologjisë së dinosaurëve”.

Nopcsa ishte po aq i shkëlqyer si gjeolog strukturor.

Ndërsa shumica e komunitetit shkencor ende tallej me teorinë e zhvendosjes kontinentale, ai dha disa nga provat më të forta për një lëvizje të tillë.

Baroni në petkun e shkencëtarit hartoi gjeologjinë e Shqipërisë dhe u bë një nga etnografët dhe historianët më të shquar të vendit.

“Nuk do të ishte ekzagjerim të thuhet se ai e njihte vendin dhe banorët më mirë se çdo i huaj i kohës së tij”, thotë albanologu i vyer Robert Elsie, studiues i Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij, Nopcsa botoi më shumë se 150 punime shkencore.

Megjithatë emri i tij nuk gjendet në tekstet shkollore.

Asnjë pllakë historike nuk zbukuron ndonjë nga vendet ku ai ka jetuar apo ka dhënë mësim. Edhe varri i tij është i pashënuar.

Ai interesohej dukshëm edhe për Shqipërinë ku kreu madje studime etnografike.

Nopcsa ishte specialist i popullit dhe i gjuhës – ishte adhurues i madh i Shqipërisë dhe shpesh vishte veshje kombëtare shqiptare.

Baroni e njihte shumë mirë zonën dhe gjatë Luftës së Parë Botërore spiunoi për monarkinë austro-hungareze në Ballkan.

Më pas, ai u bë kreu i Shërbimit Gjeologjik të Hungarisë në 1925, por u largua tre vjet më vonë.

Kur Transilvania iu dorëzua Rumanisë pas Luftës së Parë Botërore, Nopcsa humbi pasurinë, tokat dhe shtëpinë e familjes.

Jeta e tij përfundoi tragjikisht në vitin 1933 në moshën 56-vjeçare.

Baroni “rockstar” drogoi Dodën për ta vrarë më pas. Kjo, përpara se të vetëvritej.(Albaniapost)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here