Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur projekti kërkimor shkencor “Lin 3, gërmime arkeologjike nënujore” me ekipin shqiptaro – zviceran në fshatit Lin.

 

Rezultatet e para dhe datimet e materialit arkeologjik të realizuara në Universitetin e Gjenevës në Zvicër me mbështetjen e Universitetit të Oxford-it në Angli, e rendisin vendbanimin palafit “Lin 3” si vendbanimin më të vjetër të kësaj tipologjie në Europë.

 

“Gjatë këtij sezoni, arkeologët do të përqendrohen në thellimin e njohurive mbi shtrirjen e këtij vendbanimi, kompleksitetin e ndërtimit, si dhe lidhjet e tij me sitet arkeologjike të së njëjtës periudhë në pellgun e Korçës”, thotë Rama.

 

Kryeministri shtoi se duke vlerësuar rëndësinë e këtij zbulimi arkeologjik, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, janë duke punuar për përgatitjen e vendimit për vënien në mbrojtje dhe shpalljen e tij zonë arkeologjike, e cila pritet të finalizohet brenda vitit 2024.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here