Hafëz Is’hak Ramaxhiku – imami i parafundit i xhamisë së Ibrit të Mitrovicës
Hoxhë hfz. Is’hak Ramaxhiku (1899-1982) ka jetuar dhe vepruar në Vushtrri dhe në Mitrovicë.
Hfz. Ramaxhiku ishte hoxhë, mësues, pedagog, intelektual, urtar dhe atdhetar i madh.
Ishte bashkëpunëtor me hafëz shejh Mehmet Sezainë në Prishtinë, me Hasan Prishtinën dhe me shumë burra të tjerë, të cilët ishin patriotë dhe vizionarë të shquar të kohës.
Mulla Is’hak Ramaxhiku vazhdimisht punonte për fe dhe për atdhe. Ishte antikomunist dhe këtë e shprehte publikisht.
Në planin sekret të qeverisë së Jugosllavisë, ishte në listën për likuidim.
Is’hak Ramaxhiku ishte një hoxhë i zoti, pedant dhe modest. Kuranin fisnik e kishte mësuar në moshë të re dhe e këndonte atë bukur dhe me përkushtim.
Vaizin dhe dersin e mbante me plot urtësi, shpirt, ëmbëlsi, argumente dhe arsye.
Hafëz Is’hak Ramaxhiku ka qenë imami i parafundit i xhamisë së Ibrit në qytetin e Mitrovicës dhe sipas të dhënave, ka shërbyer mes viteve 1945-1972/73, Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhennet!
Pas Hafëz Is’hak Ramaxhikut, imam në xhaminë e Ibrit kishte ardhur hoxhë mulla Milazim Jashari, i cili shërbeu nga viti 1972/73 deri në djegien, shkatërrimin dhe rrafshimin me tokë të xhamisë së Ibrit nga barbaria kriminale e terroriste serbe, më 2 maj 1999.
https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=8182792791741710&id=100000332123667&mibextid=oFDknk&rdid=GRdtkOjWAnkAqsFP