Jahja Drancolli

Ulpiana është një nga katër qytetet më të njohura të Dardanisë. Rrënojat e saj janë gjetur 1.5 km në perëndim të qytezës së Graçanicës. Qyteti ndodhet në rrugën kryesore nga Danubi për në në Via Egnatia, si dhe në rrugët Nish-Lezhë, Nish-Stobi. Gërmimet e kryera këtu që nga vitet 1950 kanë zbuluar një vendbanim të gjerë të epokës së bronzit. Për më tepër, afërsia e qytetit me zona të rëndësishme minerare e bëri atë të popullarizuar në të gjithë Perandorinë Romake. Ulpiana u bë e njohur si qendër kishtare nga fillimi i shekullit të IV të erës sonë. Qyteti ishte ndoshta një nga qendrat më të shkatërruara nga ushtria gotike e udhëhequr nga Teodoriku (479 të erës sonë), si dhe nga tërmeti katastrofik i vitit 518. Mbi rrënojat e Ulipanës, perandorit me origjinë dardane, Justinianit në fillim të shekullit VI ndërtoi qytetin me emrin e tij Justiniana Secunda. Gërmimet arkeologjike nga viti 2008 e deri më sot kanë zbuluar disa ndërtesa të qytetit dhe pjesë të murit të qytetit, duke përfshirë një nga portat kryesore në anën veriore. Në këtë kontekst u zbulua katedralja e qytetit dhe një bazilikë monumentale (shek. IV-VI të erës sonë)!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here