6.1 C
Pristina
Sunday, January 23, 2022
Home SOCIALE Arma e vetme ndaj kancerit, si funksionon kimioterapia në trupin e njeriut...

Arma e vetme ndaj kancerit, si funksionon kimioterapia në trupin e njeriut dhe efektet anësore

E quajtur gjithashtu ” kimio “, është një mënyrë për të trajtuar kancerin duke përdorur ilaçe që vrasin qelizat e kancerit.

Disa kimiopreparate kanë shume efekte anësore por nëse mjekët rekomandojnë kimioterapinë si alternativë për trajtimin e kancerit do të thotë që përfitimet që sjell trajtimi janë më të rëndësishme se efektet anësore që ato mund të shkaktojnë, shkruan WebMD.

Si funksionon kimioterapia?

Kimioterapia synon qelizat që rriten. Ndryshe nga rrezatimi ose operacioni, të cilat synojnë zona të veçanta, kimioterapia mund të prekë të gjithë trupin tuaj. Por gjithashtu mund të prekë disa qeliza të shëndetshme që rriten më shpejtë si ato të lëkurës, flokëve, zorrëve dhe palcës së eshtrave.

Këto janë disa nga efektet anësore nga trajtimi.

Kura: Në disa raste, trajtimi mund të shkatërrojë qelizat e kancerit deri në atë pikë sa mjeku juaj nuk arrin ti zbulojë.

Kontrolli: Në disa raste, mund të jetë në gjendje vetëm të parandalojë përhapjen e kancerit në pjesë të tjera të trupit tuaj ose të ngadalësojë rritjen e tumoreve të kancerit.

Lehtësimi i simptomave: Në disa raste, kimioterapia nuk mund të kurojë ose kontrollojë përhapjen e kancerit dhe përdoret thjesht për të zvogëluar tumoret që shkaktojnë dhimbje ose presion. Këto tumore rikthehen sërish.

Kimioterapia trajton kancerin në vetvete, por në kombinim me:

Kirurgjinë: Një mjek heq tumoret ose indet kanceroze, ose organet e kontaminuara me qeliza kanceroze.

Terapinë me rrezatim : Një mjek përdor grimca radioaktive të padukshme për të vrarë qelizat e kancerit, falë një pajisje speciale që bombardon pjesë të trupit tuaj nga jashtë, ose duke vendosur materiale radioaktive në, afër dhe madje edhe brenda trupit tuaj.

Terapisë biologjike: Terapia në formën e baktereve, vaksinave ose antitrupave vret me kujdes qelizat e kancerit.

Sa zgjat kimioterapia?

Kjo varet nga:

Lloji i kancerit që keni, prej sa kohësh jeni i sëmurë me kancer, lloji i kimioterapisë dhe sigurisht mënyra se si trupi juaj i përgjigjet trajtimit.

Ju mund të bëni kimioterapi në “cikle”, që do të thotë një periudhë trajtimi dhe më pas një periudhë pushimi. Për shembull, një cikël 4-javor mund të jetë 1 javë trajtim dhe më pas 3 javë pushim, duke lejuar trupin të prodhojë qeliza të reja të shëndetshme.

Pasi të jetë planifikuar një cikël, është më mirë të mos anashkaloni një trajtim, por mjeku juaj mund ta sugjerojë atë nëse efektet anësore janë serioze. Atëherë ekipi juaj mjekësor ka të ngjarë të planifikojë një cikël të ri.

Si funksion  kimioterapia?

Injeksion: Ilaçet shkojnë drejtpërdrejt në muskuj, ijë kofsh ose  në pjesën yndyrore të krahut, këmbës ose stomakut nëpërmjet injeksionit.

Intra-arteriale (IA): Përmes një gjilpëre, ose një tubi të butë e të hollë (kateteri).

Intraperitoneal (IP): Ilaçet shpërndahen në zgavrën peritoneale, e cila përfshin organe të tilla si mëlçia, zorrët, stomaku dhe vezoret.  Bëhet gjatë operacionit ose përmes një tubi me një portë të veçantë që vendoset nga mjeku juaj.

Kimioterapia intratekale (IT): Ilaçi injektohet në lëngun cerebrospinal (CSF), i cili gjendet në zonën përreth palcës kurrizore dhe trurit.

Intravenoz (IV): Kimioterapia shkon direkt në venë.

Terapia Orale: Nëpërmjet një pilule

Simptomat gjatë kimioterapisë

Varet nga shëndeti juaj i përgjithshëm, lloji i kancerit që keni, dhe sasia dhe lloji i barnave të kimioterapisë. Gjenet tuaja gjithashtu mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Është shumë normale të ndihesh i sëmurë ose shumë i lodhur pas kimioterapisë. Mjeku është ai që mund t’ju ndihmojë të menaxhoni disa nga efektet anësore më të rënda të kimioterapisë, raporton abcnews.al

A mund të punoni gjatë kimioterapisë?

Kjo varet nga puna që bëni dhe se si ndiheni. Në ditët që nuk ndiheni mirë, mund të punoni nga shtëpia.

Sa kushton kimioterapia?

Sigurisht kjo varet nga lloji i kimioterapisë. Kjo varet gjithashtu nga vendi ku jetoni dhe nëse po merrni trajtimin në shtëpi apo në spital. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Takimi me diktatorin Enver Hoxha e çoi në ekzekutim/Historia e trishtë e Sebiha Kasamatit

Marrëdhënia e grave me shkencën është karakterizuar gjithmonë nga një rrugë e përpjetë qoftë në sferën kulturore, qoftë në atë profesionale. Për...

Në gjurmët e alfabetit 500 vjeçar të shqipes te arbëreshët e Rusisë

Në jug të Rusisë është zbuluar një monument arkeologjik që dokumenton shkrimin e vjetër në gjuhën shqipe dhe kjo është e mahnitshme!

Pilotët kapin pamje të flotës së dyshuar të UFO-ve duke fluturuar në formacion mbi Paqësor (video)

Një pilot amerikan duket se ka regjistruar një video të asaj që ai beson se është një flotë mjetesh aliene që fluturojnë...

“Barbar i gjunjëzuar, i veshur me kapele frigjiane dhe fustanellë lindore”

Gjetur në Vigna del Bufalo, pranë Porta Pinciana (Romë).Ruajtur në "Museo Archeologico di Napoli"Gjuha e lashtë Frigje sipas Aleksander Hasanas, është pararendesja...

Recent Comments