Më 16 dhjetor të vitit 1811 fshati i Madridit të Ri, në Missouri, u trondit nga një prej tërmeteve më të fuqishme që kishin njohur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara.

Kërkime nga sizmologë të shekullit të 20 zbuluan se tërmeti i Madridit të Ri ishte 8 ballë sipas shkallës Rihter.

Fshati pothuajse u shkatërrua nga tërmeti, i cili gjithashtu shkaktoi një devijim të përkohshëm të rrjedhjes së lumit Misisipi.

Tronditjet u ndjenë që nga pjesa lindore e Kanadasë në veri deri në gjirin e Meksikës në jug.

Për çudi vetëm dy veta humbën jetën, dhe kjo ndoshta për arsyen se dëmet më të mëdha ndodhën në zona shumë pak të populluara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here