Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa në të njëjtën kohë marrim stimuj të pafund, duke rezultuar që në të vërtetë të mos i kushtojmë vëmendjen sa duhet. Përveç kësaj, stresi, dieta e varfër, mungesa e gjumit dhe koha cilësore janë disa nga faktorët që rrisin humbjen e kujtesës.
Harroni shpesh ku i keni lënë çelësat, telefonin apo sende të tjera? Problemet me kujtesën mund të lidhen me stresin, mungesën e gjumit dhe faktorë të tjerë, por edhe ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit. Ekspertët rekomandojnë arra, boronica, salmon, vezë, spinaq dhe brokoli, pasi përmbajnë omega-3, antioksidantë, vitamina dhe kolinë. Këto lëndë ushqyese mbështesin funksionimin normal të qelizave nervore dhe mund të kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës me kalimin e moshës.


