Daut Dauti

Betty Lindsay (1897-1953)
Kontesha Carnavon, duke e përmbushur amanetin e birit të saj, Aubrey Herbert, kishte mbledhur fonde dhe një ekip ekspertësh britanikë që do të angazhoheshin në Shqipëri për zhdukjen e malarjes, ndërtimin e shkollave, spitaleve, bibliotekave dhe shtëpive. Në vitin 1926, ftesës së konteshës Carnavon për të bërë punë vullnetare në Shqipëri, në mes tjerëve, iu përgjigjën edhe pesë gra: dy mjeke, një infermiere, një shofere dhe një inxhinjere. Inxhinjerja është quajtuar Betty Lindsey dhe ishte ndër gratë e para të këtj profesioni në Britani. Betty punoi në Shqipëri deri në vitin 1939 kur vendin e okupoi Italia.
Betty ka qenë e angazhuar në ndërtimin e kanaleve për tharjen e moqaleve dhe në programin e zhdukjes së mushkojnave që e shkaktonin malarjen, një sëmundje serioze që i kërcënohej banorëve bregdetarë të Shqipërisë së mesme. Një kohë ajo punoi edhe me Frdedrick Knipe dhe Dr. Lewis Hacket, që të dy malarialogjistë të njohur. Në foto Betty shihet mes këtyre dy shkencëtarëve diku në Shqipëri.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo punoi në ministrinë britanike të luftës si përkthyese e gjuhës shqipe dhe spanjolishte. Betty, poashtu, mbahet mend për përshtypjet e saja të mira ndaj Shqipërisë për të cilën gjë u fliste shpesh njerëzve në Britani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here