Një incident i ka ndodhur një gazetari në Kili, i cili po raportonte për vjedhjen e një shtëpie.

Gjatë kohës që ishte në transmetim të drejtpërdrejtë, një papagall iu ul në shpatull. Surpriza ishte e bukur edhe për vetë gazetarin Nicolas Krumm, aq sa edhe vetë ky i fundit i bëri me shenjë kameramanit që të fokusohej tek mysafiri i papritur.

Por pak çaste më vonë, papagalli i mori kufjen e majtë gazetarit dhe u largua. Gazetari vazhdoi raportimin. Megjithatë, pas përfundimit, kameramani e gjeti kufjen disa metra më tutje të hedhur në bar nga papagalli. /tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here