6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home SHKENCË/TECH Amazon prezanton “robotin e lëvizshëm plotësisht autonom” që lëvizë ngarkesat nëpër depo

Amazon prezanton “robotin e lëvizshëm plotësisht autonom” që lëvizë ngarkesat nëpër depo

Amazon ka prezantuar “robotin e tij të parë të lëvizshëm plotësisht autonom” , që synon të përdoret për lëvizjen e karrocave të mëdha nëpër depot e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Roboti quhet Proteues dhe Amazon thotë se mund të lëvizë në mënyrë të sigurt rreth punonjësve, ndryshe prej disa robotëve të tij të kaluar që i mbante të ndarë në një zonë të mbyllur.

Amazon thotë se robotët Proteus kanë “teknologji të avancuar të sigurisë, perceptimit dhe lëvizjes”, dhe një video (e heshtur) tregon robotët që lëvizin në fabrikë me drita jeshile. Kur një njeri i del përpara njërit prej tyre, roboti ndalon së lëvizuri, pastaj vazhdon rrugën pasi personi largohet.

Kompania ka prezantuar gjithashtu disa sisteme të tjera robotike. Njëri, i quajtur Cardinal, është një krah robotik që mund të ngrejë dhe lëvizë pako që peshojnë deri në 22 kilogramë, që Amazon shpreson ta vendosë në magazina vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

https://youtube.com/watch?v=AmmEbYkYfHY%3Fstart%3D64%26feature%3Doembed

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë...

Britania e Madhe jep alarmin: Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, e ngjashme me “Vdekjen e Zezë”

Mediat britanike kanë dhënë alarmin se një virus i ri, i quajtur “Sëmundja X” mund të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar nga...

A ra Kostandinopoja sepse dikush harroi të mbyllte portën e qytetit?

Për më shumë se 1000 vjet, Kostandinopoja i rezistoi sulmeve të pafundme të dështuara. Kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, i njohur ndryshe si...

Recent Comments