Macet nuk kanë një prirje të madhe për ujin

Një fakt i njohur për macet është se shumica e tyre nuk e pëlqejnë ujin. Nëse keni një mace si kafshë shtëpiake, me siguri e dini këtë.

Ekzistojnë disa teori se pse macet kanë një neveri kaq të fortë ndaj ujit dhe ekziston një mendim se dëshira për të qëndruar të thata daton që nga përbërja gjenetike që u zhvillua te macet gjatë evolucionit.

Një nga arsyet pse macet shmangin ujin është prirja e tyre për t’u pastruar, transmeton Telegrafi.

Macet pastrohen vazhdimisht me shumë kujdes, duke e bërë të panevojshme larjen në ujë.

Struktura e gëzofit të tyre funksionon shumë më mirë me këtë metodë të pastrimit të thatë, sepse pesha e rëndë e leshit të lagësht mund të shkaktojë shqetësim ekstrem për macen.

Në përgjithësi, nuk duhet ta konsideroni të nevojshme të lani macen në vaskë. Është mirë të tregoheni jashtëzakonisht të butë dhe të përdorni një enë ose kovë për të shpëlarë macen, shkruan The List. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here