Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Fjalorthi i Boçarëve, dëshmi e shqipes së suliotëve (dokument)

Fjalori i Marko Boçarit përbën një thesar të njërit prej dialekteve më të rralla të toskërishtes që flitej në malësinë e Sulit.

Dorëshkrimi burimor i këtij fjalorthi gjendet në Librarinë Kombëtare në Paris, me titullin fillestar «Leksikon i romaishtes së thjeshtë dhe gjuhës arbanite»(Λεξικόν της Ρωμαϊκοις και Αρβανητηκής Απλής), shkruan Konica.al.

Lënda e fjalorit nuk është se përvijon ndonjë kriter rigoroz, ku fjalët greke që gjenden në kolonën në të majtë të faqeve janë pa ndonjë rend alfabetik.

Nga një përmbledhje e plotë, hyrjet në greqisht janë 1701, kurse ato në shqipe 1494.

Për autorin e këtij kontributi janë hedhur dyshime të arsyeshme.

Duket se Marko Boçari është vetëm përkthyesi në greqisht, përkatësisht ai që gjeti përkatësen greke të fjalëve shqipe. Ky fjalorth u përpilua në Korfuz, më 1809, me ngulmimin e konsullit francez në Janinë François Pouqueville.

Studiuesi Xhevat Lloshi mohon se Marko Boçari është autor i fjalorthit, për shkak, se sipas tij, ai ka qenë tepër i ri në këtë kohë, dhe se konsulli francez e thoshte qartë që fjalori është shkruar sipas diktatit të familjarëve të Markos.

Kështu mendon edhe studiuesi me prejardhje shqiptare, Titos Johalas, i cili beson se fjalorthi është diktuar nga Kiço dhe Notis Boçari si dhe vjehrri i tij nga Preveza Kristaq Kallogjeri.

Duke qenë se për shumë arsye ky fjalorth ishte i papërdorshëm për suliotët, Johalas beson se nisma e Boçarëve është bërë me qëllim të lehtësimit të punës së konsullit francez për një glosar frëngo-shqiptar.

Idioma shqipe e përdorur në këtë fjalorth dygjuhësh është një veçanësi dialektore e toskërishtes, me plot elemente të moçme që hasen edhe në të folmet e arbëreshëve në Kalabri dhe Sicili.

InFor. Culture

Recent Posts

Flamuri i Isës në Kosovë, SIMBOLI 108-VJEÇAR

Kulla e vjetër është ende sot në Boletin, fshatin në veri të Kosovës. Ndërsa heroi,…

9 hours ago

7 këshilla nga mjekët që diabetikët duhet të ndjekin gjatë pandemisë

Nuk kanë qenë të pakta lajmet mbi pandeminë dhe kujdesin ndaj vetes në këtë periudhë.…

9 hours ago

Spastrimi etnik ndaj shqiptarëve të Follolinës dhe Prespës me ndihmën e ushtrisë franceze (Foto)

Fotografitë e sjellura më poshtë tregojnë historinë e dhimbshme të spastrimit etnik të shqiptarëve të…

9 hours ago

Kujtimet e panjohura të Edit Durhamit: Kush e tradhtoi Shkodrën?

Rënia e Shkodrës në duart e malazezëve dhe qëndrimi i Fuqive të mëdha “Lufta për…

10 hours ago

Malësori që luftoi për mbrojtjen e Plavës e Gucisë por u helmua me kafe(Foto)

Shoqëroi Edith Durham nëpër Veri/ Fotoja e Nik Lek Pepajt nga Kelmendi, malësori që luftoi…

11 hours ago

Rozmarina/ Si ta përdorni për mushkëritë?

Vlerat dhe përfitimet që marrim nga rozmarina janë të shumta duke filluar që nga pamja…

11 hours ago