“Si sot, në vitin 1912, është pritur hyrja e Isa Boletinit dhe Bajram Currit në Shkup!
Sipas një dokumenti diplomatik, Isa Boletini dhe Bajram Curri kishin kërkuar nga një klub muzikor me interpretues shqiptarë të Shkupit, vëllezërit e besimit katolik për të ekzekutuar arie nga muzika shqiptare.
Në të vërtetë, sipas dokumenteve relevante, është fjala për klubin “Shqiptar i Shkupit” dhe orkestrën frymore “Zani i Maleve”, një ndër themeluesit e të cilit ishte edhe Nikollë Bojaxhiu, baba i Shën Nënë Terezës!”, shkruan Drançolli.
Orkestra frymore Zana e Malit u formua në vitin 1910. Rolin vendimtar për krijim e saj luajti Klubi i Shkupit, ndërsa ajo luajti rol të rëndësishëm në krijimin e frymës atdhetare në Shkup.



