“A po shkaktojnë vërtet vaksinat e Covid-it goditje në tru dhe infarkte?”, pyetja që shtrohet sot.

 

Ka shumë teori konspirative në median sociale, kryesisht TikTok-u është vatra kryesore e këtyre teorive dhe mentalitetit social. Njerëzit mund të bien edhe viktima, por është e rëndësishme që ne t`iu besojmë të dhënave që dalin nga studimet, shkencëtarët dhe nga shkenca.

 

Mes shkencës dhe një njeriu që ka një teori konspirative, logjika të thotë t`i besosh shkencës. Tiranapost ka marrë këtë artikull të postuar dje nga faqja zyrtare e Universitetit të Minesotës.

Vaksinat e Covidit jo vetëm që nuk shkaktojnë goditje në tru apo atak në zemër, por të mbrojnë pikërisht nga këto dy gjendje.

 

Shkrimi i plotë marrë nga Universiteti i Minesotës

Vaksinat dyvalente (ato që mbrojnë edhe nga nënvariantet) të Covid-19 ndihmojnë në parandalimin e goditjes në tru dhe atakut në zemër, të lidhur me COVID-in.

Sipas një studimi të publikuar dje në Morbidity and Mortality, vaksinat bivalente (me dy lloje) COVID-19 ndihmojnë në mbrojtjen ndaj situatave tromboembolike të lidhura me COVID-19, duke përfshirë goditjet në tru, emboli dhe goditje në zemër.

Studimi u bazua në rezultatet e vërejtura midis të regjistruarve në Medicare të moshës 65 vjeç e lart dhe të rriturve të moshës 18 vjeç e lart me sëmundje renale (në veshka), në fazën përfundimtare (ESRD) që marrin dializë. Rezultatet në mesin e atyre që kishin marrë një përforcues bivalent mRNA COVID-19 u krahasuan me pacientët që kishin vetëm serinë e vaksinave primare monovalente COVID-19.

 

Studimi nisi nga 4 shtatori 2022 deri në 4 mars 2023.

Nëse një nga gjendjet (infarkt, emboli apo ishemi) ndodhte 7 ditë përpara deri në 30 ditë pas diagnozës së COVID-19, atëherë ia atribuonin këti virusi.

Midis 12,706,176 përfituesve të Medicare të moshës 65 vjeç e lart, të cilët kishin marrë më parë një vaksinë origjinale për COVID-19, 5,683,208 (44.7%) morën një dozë bivalente. Midis 78,618 përfituesve të Medicare të moshës 18 vjeç e lart me ESRD që marrin dializë, 23,229 (29,5%) morën një dozë bivalente, duke përfshirë 7,239 (31,2%) të moshës 18 deri në 64 vjeç dhe 15,990 (68.8%) të moshuar.

Si përfundim. Gjetjet mund të interpretohen si përfitimi në rritje i një doze bivalente të kohëve të fundit krahasuar me marrjen e mëparshme të dozave origjinale monovalente. Sigurisht, të vaksinuarit, qoftë edhe me dozën monovalente, ishin më të mbrojtur nga ngjarjet tromboembolike.

Gjetjet theksojnë edhe njëherë rëndësinë e vaksinimit nga Covid-19 dhe arsyen për të mos pasur frikë.

Studimi u krye pasi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, hodhi idenë e një lidhje të mundshme midis marrjes së një vaksine bivalente të Pfizer-BioNTech mRNA për COVID-19 dhe rritjes së rrezikut për një ngjarje e goditjes ishemike në 21 ditët pas vaksinimit te njerëzit e moshës 65 vjeç e lart.

Në përfundim, studiuesit theksojnë se studimi i tyre sugjeron që të rriturit mbi moshën 65 vjeç dhe ata me ESRD duhet të jenë të përditësuar për të marrë doza përforcuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here