Jahja Drancolli

Trashëgimia kulturore shqiptare në botë: Pierre Loti (1850-1923) duke pozuar me rroba shqiptare në dhomën e tij në Stamboll (1877). Në anën e djathtë të portretit të tij (pas vazos së madhe të bakrit), shohim dy pushkë të tipit alla albanese të prodhuara kryesisht në Prizren, Shkodër dhe Kotorr!

Kush ishte Pierre Loti?: Emri i vërtetë i tij ishte Julien Viaud, ishte një shkrimtar i shquar dhe oficer detar. Ai jetoi një jetë interesante, duke udhëtuar në gjithë botën, dhe ishte me fat që veprat e tij letrare të njiheshin gjerësisht para vdekjes së tij. Në vitin 1891, Loti u zgjodh në Akademinë frënge (Académie Française). Shtëpia ku ai lindi në Rochefort të Francës, sot është bërë një muze, dhe mund të shohim disa nga pasuritë e tij personale. Këto na mundësojnë të rivendosim aventurat dhe ëndrrat e tij.

Burimet: Encyclopedia Britannica; Blanch Lesley, Pierre Loti, (Éditions du Rocher: Monaco, 2007); LE TARGAT François, A la recherche de Pierre Loti (Seghers, Paris, 1976); Quella-Villager Alain, Pierre Loti, l’incompris (Presses de la Renaissance, Breteuil sur Iton, 1986)!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid0Z7648Rn5D5NS7mkmy51D1dHbMsST84r7SAQ1qK3FovJPrSpuATQKVZQmoj6enfBl%26id%3D100008685422907&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here