6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home ART Fundi i toksores së Fan Nolit… iu varën duart, ndërsa libri i...

Fundi i toksores së Fan Nolit… iu varën duart, ndërsa libri i ra për tokë, syt i’u shuan në dritë

Në fillimin i marsit të vitit 1965 gjendja shëndetësore e Nolit 83-vjeçar rëndohet. Dhembjet iu bënë aq të padurueshme, sa ai për herë të parë, pas kalvarit të gjatë të vuajtjeve, pranoi më në fund të marrë qetësues. Pranë i qëndronte, jo vetëm Meri Xhons, po dhe një infermiere dhe miku i tij, Rako Theodhori. Noli, si shkëmbente ndonjë fjalë, lexonte, përpiqej të shkruante diçka. Në mes dorëshkrimeve të këtyre ditëve, do të gjendej në komodinën e tij dhe teksti i një lutjeje, shkruar me dorën e vet. “Kur ju, o mbret i gjithë qiejve, do të vini në tokë, me fuqi e lavdi, e tërë bota do të dridhet nga frika, lumenj zjarri do të rrjedhin përpara gjykatores së tmerrshme, librat atëherë do të hapen dhe mëkatet e fshehura do të zbulohen. Oh, shpëtomë nga zjarri i përjetshëm dhe i pashuar dhe vendosmë në të Djathtën tënde në Parajsë, o gjykatës i drejtë dhe i mëshirshëm!”Ç’ishte kjo lutje e Nolit në ditët e fundit të jetës? Thirrje për t’i lehtësuar vuajtjet apo ndjesë për t’i falur mëkatet? Deri në fund, ai do të guxonte, siç kish bërë gjithnjë, dhe kësaj here do të lypte privilegjin e perëndishëm, në jetën e amshuar që e priste.Më 8 mars i sëmuri mori një goditje cerebrale, aq sa humbi të folurit, por, pas 24 orëve, çuditërisht, u duk sikur u përmirësua, sepse filloi, sado me vështirësi, të komunikojë. Por kjo ishte loja e fundit e jetës me vdekjen dhe shihej qartë se s’kishte më asnjë shpresë.Dita e 13 marsit gdhiu një ditë e bukur me diell. Noli e ndjeu këtë lajthitje pranverore dhe kërkoi me këmbëngulje ta nxirrnin jashtë në kopsht. Meri Xhons nuk i bëri dot ballë dëshirës së tij dhe, në kundërshtim me këshillat e mjekut, duke menduar se banjat e diellit e qetësonin, e zhvendosi në kopsht. Aty ai do të qëndronte shtrirë, me libër në dorë, nën rrezet e vakëta dhe puhizën e pranverës së hershme. Të tjerët do ta shikonin e ndiqnin nga dritaret e shtëpisë. Ishte ora 11, kur Noli hapi gojën 2-3 herë, iu varën duart, ndërsa libri i ra për tokë. Në frymën e mbrame, sytë i kish përqendruar te lulet dhe gjethet e sapo çelura.U shua! /albertvataj.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vdekja e njeriut dhe pasvdekja në artin e fotografisë botërore dhe asaj shqiptare

Qerim VRIONI Studiues i artit fotografik Shkencërisht, vdekjaështë ndërprerja e plotë e jetës së një organizmi të...

Mënyra më e mirë për të hequr gërvishjet e vogla nga syzet

Nëse nuk keni një shtresë të shtrenjtë kundër gërvishtjeve ose nuk kujdeseni vërtet për syzet tuaja, me kalimin e kohës do të...

Konica: Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime, janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri!

Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, me veprën e tij Faik Konica pasuroi dhe ngriti në lartësi të...

Iphone me çmimin marramendës, veçantia e tij

Një Iphone 12 është vlerësuar me çmim marramendës. Ai është i dizajnuar nga marka luksoze ruse Caviar dhe ka...

Recent Comments