Le ta pranojmë që ka shumë teknika apo metoda që po qarkullojnë rëndom në rrjetet sociale, sidomos në TikTok që i referohen marrëdhënieve të ndryshme, nga ato emocionale, te prindëroret, shoqëroret etj.
Një teori e fundit duket se tregon përputhshmërinë në një marrëdhënie në çift dhe gjithçka ka të bëjë më ullirin apo ullinjtë. Bazuar në këtë teori, ideja është që nëse njëri nga partnerët pëlqen ullinjtë dhe tjetri/a i urren, atëherë kjo është një “fushëbeteje” jo për shijet, por edhe për pjesën e jetëgjatësisë së lidhjes.
Por, si?
Në një video në TikTok, qarkulloi një skenë e serialit “How I Met Your Mother”, ku Ted (Josh Radnor) i thotë Robin (Cobie Smulders) se teoria e ullirit tregon një lloj balance perfekte në çift, kur njëri shtiret sikur i pëlqen ullinjtë, por në fakt i urren dhe tjetra/i që i ha me dëshirë.
Teoria e ullirit, pra, ka të bëjë më shumë me faktin se si një person në çift heq dorë nga diçka që e do sepse dëshiron që partneri/ja të jetë i/e lumtur.
@lifeoflibbyy I love them, he hates them #theolivetheory #olives #foryou ♬ Italian Dinner Party – Italian Restaurant Music of Italy
Pavarësisht se si e interpretoni teorinë e ullirit, kjo është një mënyrë argëtuese, megjithëse joshkencore, për të matur përputhshmërinë në çift.