103 VITE MË PARË

Më 31 janar të vitit 1920, përfunduan punimet e Kongresit të Lushnjës.

Pjesëmarrësit e Kongresit qenë mbledhur që prej datës 21 janar. Në ditën e fundit të punimeve, Kongresi emëroi kabinetin e qeverisë, me kryeministër Sulejman Delvinën, si dhe zgjodhi anëtarët e Senatit.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli procesverbalet e mbledhjeve të datës 31 janar, si edhe një foto të pjesëmarrësve të Kongresit, Aqif Pashë Elbasani, Shefqet Daiu, Ahmet Zogolli dhe Mytezim Këlliçi.

Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij.

Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishme politike.

Ai hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here