Faqe nga një prej Kuranëve më të vjetër dhe një pikturë e përshkruar si “Mona” e Uzbekistanit janë disa nga thesaret e ekspozitës së re në muzeun e Luvrit në Paris.

“Madhështitë e oazeve të Uzbekistanit” përmban më shumë se 170 punime që shfaqin pak nga e kaluara e  tij, duke përfshirë piktura murale, skulptura budiste dhe mjete të përditshmërisë që i përkisnin qytetërimeve të lashta.

Objekti kryesor janë dy faqe nga Kurani Katta Lungar, një prej dorëshkrimeve më të vjetra në botë që daton nga ditët e hershme të Islamit, që në shekullin VIII. Kurani ishte ruajtur për shekuj të tërë në mauzoleumin e një fshati të vogël të vendosur në majën e një mali.

Sipas njërit prej kuratorëve të ekspozitës, në qendër të saj është Rruga e Mëndafshit e cila u jep rëndësi relikeve të gjetura gjatë rrugëtimit të karvanëve.

Një pikturë e rinovuar e shekullit të VIII, e quajtur “Piktura e Ambasadorëve” shoqërohet nga një seri pikturash murale që portretizojnë qytetin e lashtë të Afrasiab. Pjesë të saj mungojnë ndaj dhe nuk është e mundur të kuptohet plotësisht, por mbetet një kryevepër.

Piktura e Ambasadorëve është një thesar kombëtar për popullin uzbek. Është ajo që unë e quaj Mona uzbeke”, u shpreh një prej kuratorëve duke iu referuar pikturës së famshme “Mona Lisa” nga Leonardo Da Vinçi./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here