6.1 C
Pristina
Saturday, June 25, 2022
Home KURIOZITETE Konsiderohet fotografia më e trishtë në botë, ky është kuptimi i saj

Konsiderohet fotografia më e trishtë në botë, ky është kuptimi i saj

Me siguri e keni hasur këtë foto në rrjetet sociale, ose ndoshta kjo është hera e parë që e shihni.

Bëhet fjalë për një foto të shkrepur nga fotografi Don Mçullin, i cili u ka kushtuar një vëmendje të veçantë momenteve të trishta të luftës së Biafras (luftë civile ndërmjet qeverisë së Nigerisë dhe Republikës së Biafrës).

Në vetëm tri vite (1967 – 1970) në këtë luftë vdiqën më tepër se një million njerëz. Shpërndarja e ushqimeve u kufizua shumë në rajonin e Biafrës, duke shkaktuar uri ekstreme dhe vdekje të shumta.

Në foton e këtij artikulli do të mund të shihni një nga momentet më të dhimbshme të kësaj lufte, një nënë 24 vjeçare të uritur, kockë e lëkurë, gati në prag të vdekjes, e cila edhe pse vetë nuk është e ushqyer, zgjedh të ushqejë me gji fëmijën e saj. Ajo duket dinjitoze dhe e sheh drejt e në sy fotografin, personin përballë saj, duke dashur t’ia transmetojë atij hapur mesazhin madhor.

Mesazhi është ai i vazhdimësisë së jetës, pavarësisht çdo vështirësie, dhe se burimi i jetës mbetet nëna. Edhe në kushtet e urisë ekstreme, në kushtet e afrimit të vdekjes, nëna përherë do të zgjedhë të vetësakrifikohet për fëmijën e saj. Jo më kot kjo mbahet si një ndër fotot më të dhimbshme e të trishta në histori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mund t’i dalin rrotat nga vendi, Toyota tërheq nga tregu makinat elektrike

Toyota ka konfirmuar se do të tërheqë nga tregu 2,700 makinat e para plotësisht elektrike të quajtura bZ4X, për shkak të një...

Rezistoi heroike deri në fund, gjendet “Sammy B”

Eksploruesit kanë gjetur një anije të fundosur në thellësinë më të madhe të identifikuar ndonjëherë më parë. Bëhet fjalë për një anije...

ARBËRESHI NGA ARGJENTINA – Braktisi shkencën për shkak të “neutralitetit moral”

Nëna, Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia....

Alfabeti i lashtë egjiptian: Çfarë janë hieroglifet?

Egjipti i lashtë na kanë lënë trashëgimi imazhe të piramidave të larta, mumjeve të pluhurosura dhe mureve të mbuluara me hieroglife, simbole...

Recent Comments