Ai jetoi shume pak, vetem 32 vjet. U lind me 1916 ne fshatin Rec (fisi Balaj), i njohun jo vetem ne fshat, por ne tane Malsine e Madhe. I ati, Keq Sadiku, ishte oficer i Mbreterise se Shqiptare dhe mbante graden toger. Ishte korrekt ne detyre dhe shume i urte. Malsoret e quanin “Kandari i drejtesise”. Taro Keqi qe djali i tij e domozdo qe do te trashegonte te gjitha aftesite e babes se vet. Kur Italia fashiste sulmoi me 1939 vendin tone, malsoret atdhetare te Recit, nen drejtimin e Dom Luigj Picit, shkuen ne Koplik, tek zyrat e Nenprefektures, per te kerkue arme, por me kot. Ne ate grupim qe edhe Taroja. Ne vitin 1942 rreshtohet ne cetat nacionaliste dhe per tre vjet nuk e leshoi pushken nga dora. Mori pjese ne shume aksione kunder
pushtuesit italian (ne prerjen e linjave telefonike, ne sulmin kunder postes se Vrakes, ne Luften e Recit) si dhe atyre gjermane ne fund te vitit 1944.
Me clirimin e Shqipnise emnohet komandant i postes ne Kelmend. Ishte detyre e veshtire. Detyren duhej ta kryente, por nuk donte te damtonte vllaznit e vet, pasi shume malsore kishin marre pjese ne dy qendresa antikomuniste (1945) Keshtu qe ai mbajti krahun e vendit te vet, gja qe sigurisht, nuk i pelqeu regjimit. Pushtetaret e rinj u kujtuan qe ai para do kohesh kishte refuzue qe te futej ne parti, se gjithashtu para do kohesh kishte refuzue edhe te bante pjese ne Sigurimin e Shtetit. E se fundmi u kujtuen se ai ishte i biri i togerit zogist Keq Sadiku. Me siguri ata vendosen, qe, ne fillim, ta lironin nga detyra, mandej “shohim e bajme”.
Taro Keqi nxirret ne lirim, vjen ne fshatin e tij dhe i kthehet jetes personale, tue pase ne shpine njerez qe e survejonin. Lista e njerzve te dyshimte ishte gati. Pritej vetem qe plani kobezi te zbatohej.
Nata e 28 korrikut 1948. (Populli ne kujtesen e vet e cilesoi “Nata e shtrigave”). 56 burra te Malsise se Madhe, nga te cilet 14 nga Reci, arrestohen befasisht nga Sigurimi. Persa i perket Recit, ne krye te listes figuronte edhe emni i Taro Keqit. Te tjeret qene: i ati i tij, Keq Sadiku, e mandej: Mark Toma, Rexhep Lani, Ali Malja, Tome Gjoni, Gjeke Pjeter Dushi, Mac Deda, Ali Hajdari, Sait Lani etj. Shume i kerkuemi Leke Pjeter Marku, mundi te shpetoj duke kalue kufinin. Taro Keqi, rastesisht, ate nate nuk u ndodh ne shtepi. Tragjedine e mori vesh te nesermen. Familja i tregoi gjithcka. Mori vesh se ate e kishin kerkue disa here. Menjeher e kuptoi rrezikun qe i kanosej dhe kuptoi fatin e parashkruem te 56 burrave. Mund te shpetonte duke kalue kufinin, por kembet nuk i banin per andej. Mendjen e kishte te i ati dhe te shoket, prej te cileve nuk kishte si te ndahej. Ju ofruan edhe “garanci “ se azgja nuk do ta gjente as ate, as baben e tij e as malsoret e tjere qe ishin te izoluem. Pra, per nje “formalitet”, duhej te paraqitej ne zyrat e lokalitetit. Ndonese me dyshim, gjithsesi shkoi atje. “Formaliteti” qe fare i thjeshte: prangosja e menjehershme e tij. Te nesermen te gjithe te arrestuarit u derguen ne Degen e Puneve te Brendshme te Koplikut: te gjithe si ne nje kuti me sardele. 24 ore pa buke e pa uje. Mund te kuptohet higjena. Ne mesnate, dy police marrin Taro Keqin dhe ia dergojne ne zyre Ll. N. qe ishte shef sigurimi. Ky i fundit i ban disa pyetje: “Kush ban pjese ne organizaten tradhtare “Shqiponja me dy krena?” etj. Taroja i befasuar nga keto pyetje, veten hesht, gja qe nuk i pelqen zyrtarit, i cili ngrihet ne kembe dhe godet Taron. Jo nga dhimbja, por nga inati, Ai, ashtu i prangosun sulmon shefin e sigurimit tue e godite me hekurat qe mbante ne duar e tue e rrezue per toke te gjakosun. Britma e kriminelit detyroi policet qe te rrinin mbas dere, qe te futeshin mrenda, per t’i ardhur ne ndihme shefit te tyre. Mandej moren Taron, dhe mbi te perdoren te gjitha turturat qe njihnin e qe qene te m

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here