E-V13>PH2180 (e përditësuar)

E-PH2180 është një ndër linjat kryesore atërore të haplogrupit E-V13 ndër shqiptarë. Kjo linjë ka një përqendrim të spikatur në trevat mbi lumin Drin, si psh Alpet Shqiptare dhe Drenica.

Prej kur shkruam artikullin e parë mbi E-PH2180, ishte e qartë se prejardhja e largët lidhej me Ballkanin verior ose pjesën e Europës qendrore që kufizohet me të, si dhe që në periudhën e etnogjenezës arbërore kjo linjë u përhap nga pjesa më veriore e trevave shqiptare. Pasi tashmë kemi rreth 10 rezultate të reja me rezolucion të lartë, kemi një artikull të përditësuar me të reja shumë më të hollësishme, që mund t’a gjeni këtu: https://rrenjet.com/e-ph2180/

Disa ndër gjetjet më interesante:

– Vëllazëritë e Berishës së Kuqe në Drenicë janë të vijës atërore E-V13>PH2180>Y30588 dhe lidhen në rreth 500 vjet me një familje të fisit Berishë nga Shtimja, kurse në rreth 1300 vjet me fisin e Thaçit në Pukë. Në këto vëllazëri bëjnë pjesë edhe familja e Adem Jasharit dhe ajo e Ahmet Delisë. Për këtë të fundit, etnografi serb Vukanovic ka shkruar se kanë prejardhje serbe, gjë që rezultati e mohon.

– Bushatllinjtë e Shkodrës kanë një lidhje nga mesjeta e vonë me familjen tjetër të rëndësishme të qytetit, Çaushollët. Këto ishin familje rivale që pretendonin prejardhje nga sundimtari i parë osman në Shkodër. Prejardhja e tyre e përbashkët është tashmë e verifikuar.

– Të Bardhët e Gashit, një prej fiseve më të mëdha në Malësi të Gjakovës, tashmë ka një rezultat me rezolucion të lartë, i cili i lidh në rreth 500-600 vjet me një vëllazëri të Shipshanit dhe me një familje nga Botusha. Të trija këto linja duhet të kenë qenë në zonën e Alpeve Shqiptare prej periudhës mesjetare.

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here