Të vjetrit tanë thoshin se mjalti është shërues vetëm nëse e merrni në sasi normale çdo ditë. Një grua kreu një lloj eksperimenti. Për një vit, ajo pinte ujë me mjaltë dhe limon çdo mëngjes, ja përvoja e saj:

“Një vit më parë isha e sëmurë rëndë nga gripi. Ilaçet nga farmacitë nuk ishin vmjaleçanërisht efektive. Një grua më rekomandoi të pi ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon çdo mëngjes. Sigurisht, unë reagova skeptike ndaj rekomandimit të saj, por gjithsesi e dëgjova. Gripi kaloi, por kjo pije filloi të më pëlqente”, thotë gruaja, duke shtuar se ka një vit që vazhdon.

“Kam një vit që nuk jam ftohur. Nuk kam më dhimbje barku. Duhet thënë gjithashtu se kurrë nuk kam besuar në fuqinë e mjekësisë popullore. Unë isha skllave e farmacisë. Më dhembte barku, merrja pilula. Unë vuaja nga lodhja kronike, kam marrë pilula vitaminash e kështu me radhë. Tani mbaj mjaltë dhe limon kudo që shkoj. E pi atë pije edhe në hotele” thotë gruaja e gëzuar pa masë.

Më tej, ajo shton se as kafenë e mëngjesit nuk e pi më dhe zgjohet shumë lehtë. Kokteji i saj me mjaltë limon e shpëtoi atë nga varësia ndaj kafesë dhe dhimbjet e kokës. Ajo tani ka shumë më tepër energji, fle mirë dhe është gjithmonë e buzëqeshur në mëngjes.

“Më herët, m’u desh gati një orë për t’u zgjuar plotësisht. Tani nuk jam nervoze. Harrova herën e fundit që ndjeva tension në pjesën e parë të ditës. Njerëzit rreth meje u bënë më të shëndetshëm. Dhe ky është shpërblimi më i madh. E binda të gjithë familjen të ndiqte shembullin tim. Pra, vitin e kaluar, as unë dhe as e gjithë familja ime nuk kaluam gripin apo sëmundje të tjera të dimrit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here