Histori e trishtë e dy motrave Shqiptare , Anzotika dhe Bardha kishin lindur në Konispol të Çamërisë. Pasi që prindërit e këtyre vajzave ishin masakruar nga barbarët grek ,këto vajza i kishin shpëtuar gjenocidit grek ,por Anzotika ( majtas ) ishte infektuar në sy nga zjarri që ia kishin vendosur barbarët grek shtëpisë ,por për mrekulli banorët tjerë shqiptarë kishin arritur ti shpëtojnë ,dhe ishin shpërngulur në fshatin Pollçan afër Beartit. Rreth vitit 1920 pasi që ishin të vendosura në fshatin Pollçan, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, Anzotika kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë. Këto dy motra të varfra kishin ecur mbi se 100 kilometra nga fshati malor për të arritur në Tiranë. Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t?ia dhënë mjekut amerikan. Kur iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë. Spikat në fytyrat e tyre kureshtja dhe trishtimi i rrugës së gjatë. Fotografia është realizuar në vitin 1920 nga kryqi i kuq Amerikan dhe historia e këtyre motrave gjinden në (Bibliotekën e Kongresit, Uashington).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here