Studiuesi nga Shqipëria Aleksandër Hasanas, e shpjegon nëpërmjet gjuhës shqipe më mirë se nëpërmjet cilës do gjuhë tjterë, një mbishkrim në të gjetur Korint, i germëzuar mijëra vjet më parë. Me shumë gjasë, sipas tij, është lënë pa u shpjeguar nga studiuesit e greqishtes, pasi nuk kanë arritur t’i kuptojnë disa nga fjalët e mbishkrimit, që sipas tij dhe studiuesit Berisha, shpjegohen shqip, pasi janë shkruar në shqipen arkaike.

Shpjegimi i Aleksandër Hasanasit

“Mbishkrim i gjetur në Korinthi (sot Greqi) – Deshifrim.

Në pllakadë guri kemi të shkruar: ΔII ΣΩTH II ΠΛΩTI O ΣKOPIINϴ OΣIA TPOΣ

TRE fjalët e para janë plotësisht të pastërta shqip: ‘Di Zoti i Ploti’ dhe me tej kemi toponimin e vet ‘Korinthit’ plus fjalët e fundit: ‘OΣIA TPOΣ = OSA T’ROSH’

Pra, ky mbishkrim i lashtë është shkruar në gjuhën shqipe arkaike, edhe në rast se dy fjalët e fundit mund të kenë kuptimin e tyre në greqishten e sotme: Tros = Ha.

Kjo është edhe arsyeja që studiuesit greke apo të tjerë që mund të jenë marrë me të, e kanë lënë në heshtje të padeshifruar këtë mbishkrim, pasi nuk munden të justifikojnë fjalët e pastërta shqipe:

ΔII ΣΩTH II ΠΛΩTI O ΣKOPIINϴ OΣIA TPOΣ = DI ZOTI I PLOTI O SKORINTH OSA TROS(h).

Shënim fjala ‘I Ploti’ ka kuptimin ‘i Madhi’ (Zot)

Fjala e fundit aty edhe në rast se ka kuptimin e bukës ajo sërish flet shqip, pasi në dialektin Geg kemi: *Tro = Thërime bukë të vogla, (Droma/ troma të dërmuara; thërime).

Shpjegimi i studiuesit Berisha

Por, studiuesi Shaban Berisha e ka sjellë një model tjetër shpjegimi për mbishkrimin Korinthik. Më e rëndësishmja edhe ky vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe. Ai duke reaguar në Fb, në pjesën e komenteve nën këtë shkrim të publikuar, e ka sjellur shpjegimin e vetë të bërë publik në një sesion shkencor para disa viteve.

“Këtë mbishkrim nga Korinthi e kam lexuar në njërin nga simpoziumet e Qendrës për Studime Pellazgjike. Ky mbishkrim lexohet vetëm nëse mbështetesh në gegnishten! Rreshti i parë: ΔII ΣΩT H(i) (Di zot Hi), këtu janë thënë dy emrat e Zotit Di dhe Hy.

Rreshti i dytë: Π Π ΛΩ TI (p, p lo ti), që do të thotë: Pse, pse lejove ti?

Rreshti i tretë: O Σ KOPIINϴ (o s korinth), që do të thotë: Korinthit. Shkronja ϴ (th) e kësaj fjale ndodhet në rreshtin poshtë.

Rreshti i katërt: O ΣIA (o sia), që do të thotë: Oh zia!

Rreshti i pestë: T PO Σ (t ro s), që do të thotë: Te ro se. Në shqip i bie: Të rroj, ose Të mbizotëroj!

Mbishkrimi i plotë në shqip është: Di Zot Hy, pse, pse lejove ti që në Korinth zia të rroj, apo mbizotë(ro)i!

Shprehja T PO Σ (te ro s), mund të lexohet edhe si: Të ra së, në shqip do të thotë: Të na ra!

Unë e pëlqej më shumë këtë variant”, ka shkruar Berisha në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here