SHUHET IRENE PAPAS

«Im atë, i cili ishte profesor i greqishtes, dashuronte shumë natyrën, jetesën e shëndoshë; përçmonte ambientet e ndotura dhe për këtë arsye kishte braktisur kryeqytetin grek. Kishte dy pasione që ditët e sotme ngjajnë të jenë në kontrast: kulturën dhe natyrën. Mbante gjithnjë në një xhep Platonin e në tjetrin, Aristotelin ose Shekspirin, në një xhep dhe Gëten, në tjetrin. M’i vinte par syve pareshtur, Platonin e Aristotelin, deri në pikën sa më bëheshin të urryeshëm. Më shpinte shpesh në mal, në ajër të pastër, në tendë. Përçmonte çdo formë pushteti, përfshirë edhe pushtetin fetar. Një herë, u sëmura, por ai refuzoi të më çonte në qytet. Më tha: “Nëse vdes, të varros unë. Kujton se prifti është më i mirë se unë?”.»

– U larguam pak larg nga pyetja që ju bëra – po ju, përse jeni kaq ezmere? [intervistuesi]

Irena: « I ngjaj sime mëje. Nëna ime, është ezmere si unë. Ajo vjen nga Epiri, ndërsa im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare ose gjysmë shqiptare. Peloponezi është përplot me shqiptarë. Edhe nëna ime, që tashmë është 73 vjeçe, mësonte greqishten. Por është edhe një shkrimtare, shkruan përralla shumë të bukura.

Aktorja legjendare greke me origjinë shqiptare, e cila luajti në më shumë se 70 filma në një karrierë që zgjati mëshumë se 50 vjet, duke pushtuar në gjithçka ekranin, nga “Elektra” te “Zorba greku”, vdiq në moshën 96-vjeçare. Të paharrueshme rolet e tij në kinema në “Zorba greku” dhe në “Z – Orgjia epushtetit”. Papas ishte mishërimi i kulturës mesdhetare edhe jashtë vendit, duke nxjerrë në pah Kathimerinin në një raport mbi karrierën e saj, po aq e aftë në skenë dhe kinema, e paharrueshme performanca magjepsëse në Ifigjeni – me një prezencë mbretërore, komanduese, me sytë të gjithë tek ajo./Konica.al

Për kinemanë ajo njihet nga publiku ndërkombëtar për interpretimet e luftëtares së rezistencës Maria Papadimos në “Topat e Navarones” të vitit 1961; të vejushës në “Zorba greku” i vitit 1964; e gruas së martirit politiknë “Z-Orgjia e pushtetit”  të vitit 1968, përkrah Yves Montand; dhe e Katerina d’Aragona në “Ana e njëmijë ditëve” në 1969. Papas, këngëtare dhe aktore, lindi në Kiliomodi pranë Korintit në 1926, me një karrierë 50-vjeçare. Skena dhe kamera ishin të gdhendura në fatin e saj, që në moshën 12-vjeçare prindërit (nëna mësuese dhe babai jepte dramë klasike) e kishin regjistruar në shkollën e artit dramatik. Vitet e para të profesionit e panë në skenë si këngëtare dhe kërcimtare më pas në radio, gjithmonë si këngëtare. E trajnuar në Athinë për klasikët grekë, Irenë Papas ka interpretuar të gjitha rolet kryesore tragjike në teatër, duke filluar me ato të Medeas dhe Elektrës, duke marrë pjesë në produksionet bashkëkohore të vëna në skenë nga Teatri Popullor Grek në fund të viteve 1950. Po ashtu, pati një lidhje të fortë me Italinë, vendi i mërgimit filloi kur junta ushtarake e kolonelëve mori pushtetin në Greqi në vitin 1967. Papas mori menjëherë një qëndrim publik, duke u kërkuar bashkatdhetarëve të saj të merrnin pjesë në një “bojkot kulturor” kundër të ashtuquajturit “Rajhu i Katërt”. Gjatë periudhës kur jetoi në Itali, para se të transferohej në Nju Jork, ku qëndroi deri në vitin 1974, Papas u njoh nga publiku italian edhe me pjesëmarrjen në rolin e Penelopës në “Odisea”,  drama e bashkëprodhuar në vitin 1968 nga vende të ndryshme dhe bazuar në poemën me të njëjtin emër të Homerit, e cila e shfaqi atë përkrah  Bekim Fehmiut në rolin e Uliksit. Një dramë e paharrueshme edhe sepse, në Rai, çdo episodi paraprihej nga një hyrje në të cilën poeti Xhuzepe Ungareti  lexonte disa rreshta të poezisë. Një vit më parë, në 1967,  Irenë Papas kishte bërë debutimin në Broadway në “Ajo verë, Ajo vjeshtë”.

Më vonë, do të jepte shfaqje teatrale të vlerësuara nga kritika dhe çmime prestigjioze, duke filluar me përshtatjet e Euripidit të drejtuar nga Michael Cacoyannis, si “Trojania” në 1972, ku luajti Elenën dhe “Ifigjenia në Aulis” në rolin e Klitemnestras. Në televizionin amerikan, Irenë Papas  luajti “Ziporah” në miniserialin e vitit 1976 “Moses the Lawgiver” dhe “Rebeka” në epikën “Jakobi” të vitit 1994.

Paraqitja e saj e fundit në ekranin e madh ishte në vitin 2003 për filmin “Foto që flet”  të regjisorit portugez Manoel De Oliveira. Në vitin 2018, u njoftua se prej pesë vjetësh Irenë Papas vuante nga Alzheimer . Që atëherë, aktorja ka jetuar larg skenave dhe është tërhequr në jetën private.

Ka fituar çmimin e “Aktores më të mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin për “Antigone” dhe National Board Of Review për “Gruaja Trojane”. Po ashtu ka marrë çmimin “Shigjeta e Artë” në vitin 1993 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Hamptons dhe “Luani i
Artë” në 2009 në Bienalen e Venecies./Konica.al

Në 96 vite jetë, Irene luajti në 80 filma, por më si spikaturi ishte roli i Penelopës, në serinë televizive italiane “Odissea” bashkë me legjendën e artit kinematografik, Bekim Fehmiu.

Deklarata e aktores:

Ndërkohë, disa vite më parë, Irene Papas theksoi se ka origjinë shqiptare.

“Nuk mund të largohem nga kjo botë dhe të mos e them të vërtetën, se unë jam shqiptare. Kur kam lindur në vitin 1926, mbiemri im ka qenë (Irene) Leleku (Lejleku)”.

Biseda me Bekim Fehmiun

Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odissea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit. Të pushtuar nga kureshtja, njëri prej tyre i pyet:

-“Më falni, por cila është gjuha që po flisni”?

Irena Papas (Irene Leleku) e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:

-“Është gjuha e nënës”!

-“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës, kur ju jeni greke dhe Bekim Fehmiu jugosllav”? – i pyet gazetari.

-“Unë jam shqiptare nga Greqia, kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia, por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odisea, kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë dhe Bekimi sot”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here