Mbetjet e një ‘dragoi deti’ monstruoz, dhjetë metra të gjatë, që notoi në dete kur dinozaurët ishin gjallë rreth 180 milionë vjet më parë, janë zbuluar në një rezervat natyror në Angli.

Ky është fosili më i madh dhe më i plotë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Është një nga gjetjet më të mëdha në historinë paleontologjike britanike”, tha në një deklaratë udhëheqësi i gërmimeve Dean Lomax, një paleontolog dhe shkencëtar vizitor në Universitetin e Mançesterit.

Megjithëse shumë të tillë janë gjetur në Mbretërinë e Bashkuar, asnjë nuk ka qenë aq i madh sa zbulimi aktual.

‘Dragoit e detit’ janë grup i madh, zvarranikësh detarë që evoluuan në periudhën Triasik rreth 250 milion vjet më parë dhe u zhdukën nga të dhënat fosile 90 milion vjet më parë, në periudhën e vonë të Kretakut.

Fosili i sapo zbuluar i përkiste një specie të madhe të quajtur Temnodontosaurus trigonodon. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here