6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home KËSHILLA Shurupi Më i Mirë Për Imunitetin

Shurupi Më i Mirë Për Imunitetin

Sistemi imunitar ka nevojë për të gjithë mbështetjen e mundshme që të përballojë me sukses sfidat dimërore siç janë gripi dhe e ftohura.

Mbështetja për sistemin imunitar mund të tingëllojë si një mision i vështirë, por nuk ka përse të jetë i tillë.

Imuniteti i njeriut ka nevojë për vitamina, minerale e antioksidantë, të cilat për fat të mirë mund t’i gjeni krejt lehtë nëpër frutat dhe perimet e stinës.

Duke lexuar më poshtë në këtë artikull do të mësoni formulën e një shurupi fantastik për imunitetin.

Bëhet fjalë për kombinimin fuqiplotë të shegës, mjaltit, xhenxhefilit dhe limonit në një shurup të vetëm.

Të jemi të qartë, ky shurup nuk bën dot magji nëse ju ushqeheni gjithë kohës me produkte të përpunuara dhe të shpejta.

Shurupi i mëposhtëm duhet të jetë një pjesë thelbësore e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Përbërësit:

100 ml lëng shege

120 gramë mjaltë,

5 ml lëng xhenxhefili

55 ml lëng limoni.

Përgatitja:

Shtrydheni shegën dhe limonin.

Lëngjet hidhini në një kavanoz.

Grini xhenxhefilin dhe grimcat e tij hidhini në një napë.

Shtrydheni lëngun dhe hidheni në kavanoz.

Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjitha lëngjet mirë.

Shurupi është gati.

Ekspertët këshillojnë që çdo mëngjes të merrni një lugë gjelle nga shurupi, ta tresni në ujë dhe ta pini me stomak bosh çdo mëngjes për 1 ose 2 javë.

Këtë kurë mund ta shfrytëzoni në çdo stinë, ose të paktën dy herë në vit.

Këshilla të tjera për mbrojtjen e Imunitetit

Krahas këtij shurupi,  këshillojmë që të merrni hapat e mëposhtëm:

  1. Hani sa më pak ushqime të përpunuara, të shpejta e të skuqura
  2. Hiqni dorë nga ëmbëlsuesit natyralë,
  3. Kufizoni konsumin e produkteve shtazore
  4. Rrisni konsumin e frutave, perimeve, drithërave, legumeve, farave,
  5. Pini më shumë ujë dhe çajra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments