6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Kështu përshkruhet 'Kalaja e Zveçanit' nga Ami Boue në vitin 1840 në...

Kështu përshkruhet ‘Kalaja e Zveçanit’ nga Ami Boue në vitin 1840 në veprën e tij “Turqia Europiane”

Kalaja e Zveçanit është ndërtuar në një kupë vullkanike të shuar në veri të qyteti të Mitrovicës, në një lartësi mbidetare rreth 740 metra. /InforCulture.info

Kalaja ka përballë luginën e lumit Ibër dhe qytetin e Mitrovicës ndërsa në të majtë të saj ka minierën e Trepçës. Lashtësia e saj ende nuk është evidentuar sa duhet, ndërsa për herë të parë përmendët në shekullin e 10-të si fortesë e Perandorit Bullgar Simeon I (893-927).

Kalaja e Zveçanit besohet se qysh në parahistori e deri vonë ishte shkatrruar dhe rindertuar disa herë. Ajo përmbanë gjurmë të shumta të lashtësisë dardane, e më pas gjurmë të perandorisë romake dhe bizantine. Për shkaqe politike mirë të ditura në Kosovë, në Kalanë e Zveçanit asnjëher nuk është gjurmaur sa duhet që të ndritet sa më shumë historia e saj.

Edhe pse autori Ami Boue, kalanë e Zveçanit e emron si “..kështjella e vjetër mbretërore serbe..”, gja që na bënë të ditur se nuk ishte thelluar shumë në lashtësinë parasllave të kalasë, përshkrimi që i bëhet është mjaft interesant për t’u lexuar.

”Kështjella e vjetër mbretërore serbe e Svetschan (Sveçan-ditë feste) ekziston ende pranë Mitrovicës, e tillë që të lë një mbresë të këndshme.Gjendet mbi një mal trakit me majë, i cili lartësohet rreth 800 këmbë mbi brengun perendimor të Ibarit.Kështjella mbizotëron krejt hyrjen e grykave të ngushta në të cilat ky lumë derdhet pas Mitrovicës. I mbuluar nga pyelli i pishave, shpatet thikë i japin malit në pjesën e sipërme formën e një koni të prerë paksa.
Në anët nga lindja dhe veriu ka shpate shumë të ngurtë apo rrepira qê zbresin deri në Ibar, por nga ana e Lindjes, brinja ka veçse një të tretën e gjatësisë së këtyre të fundit, ndërsa në jug maja e malit lidhet nëpërmjet një qafe të vogël me një sukë me lartësi më të vogël.

Rrugët për tu ngjitur aty, madje me qerre janë ende të dukshme.Me sa duket aty ka pasur dy; ajo që ngjitej prej Ibarit përdorej vetëm nga kalorësit dhe këmbësorët,ndërsa ajo e qerreve arrinte nga ana e Lindjes duke u kthyer nëpër suka të ndryshme të zëna tashmë nga vreshtat dhe kullotat; më pas, për të arritur deri në hyrjen e kështjellës, ajo bënte të gjithë rrotullimin nga Jugu në Veri dhe më pas nga Veriu në Jug.
Forma e mbështjellës është ajo e një kastraveci pak të kurbuar.
Hyrja është në anën Veri-perendimore dhe aty mbërrihet vetëm përmes një rruge gjatpëruese. Duket të ketë qenë e pajisur me një farë lese që mundë të shtyhej te një mur anësor me gurë ndërtimi.
Pjesa e brendshme e gjitha e rrethuar me mure të lartë dhe të trashë, është me hapësirë të vogël gjithashtu e zënë pjesërisht nga shkëmbinj.
Aty dallohen dy ndarje, ajo e oborrit të kështjellës dhe ajo e kishës, e gjendur në anën Jugore; në anën perendimore dallohen brenda mure katër pjesë të dala, të cilat formohen si katër kulla katrore, në anën lindore ka vetëm dy kulla.
Mbetjet e kështjellës konsistojnë në dy ndërtesa katrore me një kopësht të vogël dhe një cistern në formë kubeje mjaft të madhe dhe të gërnuar në shkëmb. Duke hyrë në oborr, gjendet në të majtë dhe në të djathtë nga një kullë katërkëndore, më tej në të majtë lartësohen shkëmbinjtë ku gjendet cisterna.Duke kaluar rrëzë tyre shkohet te rezidenca mbretërore, kasha e së cilës ka qenë e ndarë nga një mur që ekziston ende.
Kisha është 30 hapa e gjatë dhe 10 hapa e gjerë; sanktuari është I ndarë nga pjesa tjetër e kishës nga një murk u është hapur një kubë dhe një dritare e harkuar.Sanktuari ka formën e një gjysmë rrethi dhe kasha ka formën e një katërkëndori, mbi të cilin kalon paksa gjysëm rrethi. Porta është në anën e djathtë, muret në pjësën e brendshme mbajnë ende gjurmë të pikturave të turbullta të shenjëtorëve dhe në mes të kësaj ndërtese pa çati është një lloj pusi i cili ka të ngjarë të jetë hyrja e ndonjë katakombe.
Për më tepër, atje ku kjo kështjellë fillonte aty mbrohej nga një kullë e madhe katrore e vendosur përmes rrugës në anën perendimore rrëze kodrës në formë koni; një tjetër kullë rrumbullake gjendej në anën e këtejme të të parës, buzë rrugës, ndërsa disa mbetje muresh tregojnë disa ngrehina në grykën midis kështjellës dhe sukës në Jug.Aty shihet ende një mur, i cili duket të ketë qenë i lidhur së bashku me këto ndërtesa me sukën e sipërmendur, cili ka mundësi të ketë shërbyer si pozicion i jashtëm.”
/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments