6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home Uncategorized Si t’i pastroni syzet në mënyrën e duhur

Si t’i pastroni syzet në mënyrën e duhur

Syzet me dioptri janë një mjet thelbësor për ata që kanë probleme me shikimin. Megjithatë, ato janë një instrument delikat dhe duhet të trajtohen me kujdes në çdo kohë për t’u siguruar që të mos gërvishten.

Është gjithashtu thelbësore që t’i pastroni ato çdo ditë për të shmangur grumbullimin e baktereve që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj.

5-Minute Crafts do të shpjegojë se si t’i pastroni syzet hap pas hapi në mënyrë që t’i mbani ato të pastra dhe pa gërvishtje, transmeton Klankosova.tv

Krejt çka ju duhet është: Ujë të ngrohtë, sapun i lëngshëm dhe pëlhurë me mikrofibër.

Hapi 1: Lani duart si duhet

Para se të filloni, duhet të lani duart mirë me sapun. Fërkojini ato mirë për të hequr çdo papastërti, si pluhur ose yndyrë që mund të keni në gishta.

Hapi 2: vendosini syzet nën ujë

Uji në mënyrë ideale duhet të jetë ose në temperaturën e dhomës ose thjesht pak më i ngrohtë. Shmangni ujin e nxehtë sepse mund të dëmtojë veshjen e syzeve tuaja.

Hapi 3: Shtoni sapun të lëngshëm

Aplikoni një pikë të vogël sapuni të lëngshëm në secilën lente. Për rezultate më të mira, përdorni pak sapun të lëngshëm enësh, por sigurohuni që të jetë pa locion. Duke përdorur majat e gishtave, fërkoni butësisht të gjitha pjesët e kornizës dhe lentet në të dyja anët. Sigurohuni që të pastroni lentet tuaja me shumë shkumë për disa sekonda.

Hapi 5: Shpëlani syzet

Shpëlajini lentet tuaja tërësisht për të hequr të gjitha mbetjet e shkumës dhe sapunit. Gjurmët e sapunit mund të shkaktojnë njollosjen e lenteve.

Hapi 6: Fshini ato me një leckë të thatë

Përdorni një leckë mikrofibër që është e thatë dhe e pastër. Kjo pjesë e fundit është veçanërisht e rëndësishme pasi papastërtitë ose mbeturinat e bllokuara në fibra mund të gërvishtin lentet tuaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

“Sarajevë, moj motër”, si u fut Nënë Tereza në teatrin e Bosnjes

Libri surprizë i Ylli Polovinës, botuar në Prishtinë Në 324 faqet e librit më të ri të Ylli Polovinës,...

Mbi 80% e shoferëve dështojnë, kush ka përparësi në këtë rast?

Ndodh jo rrallë që qofshin shoferët, çiklistët apo këmbësorët, nuk thonë me zë të lartë “kush ia ka dhënë lejen këtij?”

5 gabime që bëni gjatë përdorimit të telefonit që mund të jenë fatale për shëndetin

1- Të flini me celularin pranë Një celular në vetvete është një transmetues dhe marrës elektromagnetik i cili lëshon...

Pse nuk përmendet bora askund në Kuran?

Në librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, nuk përmendet bora, por përmenden terma të tjerë që tregojnë të ftohtët dhe acarin. Kurani...

Recent Comments