6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home KAFSHËT Aventurat e Bojit, qenit që udhëton me metro dhe traget nëpër Stamboll

Aventurat e Bojit, qenit që udhëton me metro dhe traget nëpër Stamboll

Një qen rruge i quajtur Boji është bërë një personazh i famshëm në Stamboll, pasi udhëton kudo nëpër qytet me traget, tramvaj dhe metro. Aventurat e tij u zbuluan disa muaj më parë dhe zyrtarët komunal filluan të gjurmonin lëvizjet e tij. Ata ishin të habitur me shkathtësinë e tij, shkruan CNN

Boji udhëton deri në 30 kilometra në ditë, duke hipur nëpër dhjetëra stacione metroje dhe duke udhëtuar të paktën dy herë me traget.

“Ai është një shpirt i lirë,” tha Chris McGrath, një fotograf i Getty Images i cili kohët e fundit kaloi një ditë duke ndjekur Boji nëpër qytet.

“Gjithçka që ai dëshiron të bëjë është të hipë në transport. Sa herë që kalon pranë një autobusi apo fugoni apo ndonjë lloj transporti, ai thjesht dëshiron të hipë në të. Është me të vërtetë e çuditshme.”

McGrath së pari mësoi për Boji në Twitter, ku njerëzit postonin fotot dhe selfiet e tyre me qenin. Tani qeni ka edhe llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram me mijëra ndjekës. Për shumë njerëz, qeni është bërë një anëtar i dashur i komunitetit, raporton abcnews.al

“Ai hyri në një restorant dhe dy burra e larguan, duke i bërtitur,” tha McGrath. “Dhe pastaj dëgjon dikë tjetër, një pronar tjetër restoranti, duke u bërtitur atyre djemve: ‘Është Boji! Është Boji! Mos e largoni!’ Pra, ai padyshim që ai është i famshëm tani.”

Punonjësit e bashkisë e gjurmojnë Bojin nga larg, duke përdorur një aplikacion celular për lëvizjet e tij. “Ai e di saktësisht se ku janë dyert për trenat,” tha McGrath.

Kur Boji hip në një traget, ai e di saktësisht se ku të shkojë: qëndron aty ku ka diell. “Ai e do ujin,” tha McGrath. “Kur trageti fillon të lëvizë, ai fillon leh.” McGrath-it i thanë se Boji i pëlqen edhe motorët e automjeteve të ndryshme.

“Në traget, ai do të ulet në pjesën e pasme ku është motori, sepse pëlqen dridhjen,” tha McGrath. “Dhe më pas, kur është në metro, ai ulet aty ku janë rrotat – pikërisht poshtë sipër rrotave.

Nëse ka diçka që Bojit nuk i pëlqen, janë macet. “Stambolli quhet Catstanbul sepse ka kaq shumë mace këtu,” tha McGrath. “Boji sheh një mace në distancë, dhe e ndjek. E pashë ta bënte atë tre ose katër herë, t’i ndiqte nëpër pemë dhe gjëra të tjera. Ai nuk i pëlqen aspak macet.

“Por përveç kësaj, ai është krejtësisht një qen i përsosur. Thjesht endet përreth. Të gjithë e përkëdhelin. Ai është super i lumtur.”

Për shkak se ka kaq shumë kafshë endacake në Stamboll, nuk është e vështirë për Boji të gjejë ushqim. McGrath tha se bashkia së shpejti do të vendosë disa postera informacioni rreth Boji në sistemin e tranzitit, duke u dhënë njerëzve disa udhëzime se si të veprojnë me të, raporton abcnews.al

Vetëm mos prisni që qeni të marrë udhëzime.

“Ai nuk dëgjon askënd,” tha McGrath. “Sikurse nëse përpiqeni t’i tregoni atij diçka, ai thjesht ju injoron . Shumë njerëz thonë, ‘Oh, eja këtu, ulu këtu’ dhe ai thjesht i injoron, ai shkon ku të dojë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shmangni këto ushqime për një bark të sheshtë

Nëse doni një stomak të sheshtë, qëndroni larg nga tre ushqimet që me siguri i konsumoni çdo ditë! Djegia...

Ushqimet që e rrisin tensionin e lartë të gjakut

ensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë...

Formula e saktë që ju llogarit sa orë duhet të flini

Për shumë njerëz, koha e zgjimit është e njëjtë, por koha e fjetjes ndryshon në varësi të jetës sociale, orarit të punës...

A mund ta gjeni insektin që e ka ngjyrën ndryshe nga të tjerët

Këtë herë do të testoni shikimin tuaj me një figurë ku shihen disa insekte njësoj, por njërës prej tyre i ndryshon pak...

Recent Comments