6.1 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021
Home KËSHILLA Mësoni kohën e saktë se kur duhet të flini, për t’u zgjuar...

Mësoni kohën e saktë se kur duhet të flini, për t’u zgjuar energjikë në mëngjes

Një gjumë i mirë i natës është i rëndësishëm dhe nëse doni të përfitoni sa më shumë nga rituali juaj i gjumit, atëherë është e rëndësishme që të flini dhe të zgjoheni në kohën e duhur.

Një kalkulator i gjumit në internet mund t’ju tregojë kohën më të mirë për të shkuar në shtrat. Llogaritësi i zgjuar zbulon se sa kohë ju nevojitet për të fjetur dhe kohën kur duhet të zgjoheni, të kombinuar me informacion mbi modelin natyror të gjumit të trupit, i cili funksionon në cikle 90 minutëshe.

Lexo Edhe:

Të zgjohesh nga një alarm gjatë njërit prej cikleve 90-minutëshe është shpesh ajo që i bën njerëzit të ndihen të mërzitur në mëngjes, duke qenë kështu më e vështirë të ngrihesh nga shtrati, përcjell Klankosova.tv

Andaj nëse dëshironi të zgjoheni duke u ndier të freskët në orën 7 të mëngjesit, shkoni në shtrat në orën 21:46, 23:16 ose 00:46 paradite.

Por nëse doni pak më shumë gjumë dhe dëshironi të nisni ditën në orën 8 të mëngjesit, atëherë mund të shkoni në shtrat në orën 22.46, 12.16, 1.46 ose 3.16 të mëngjesit.

Të rriturit kanë nevojë për deri në nëntë orë gjumë në natë, por gjithçka varet nga individi.

Një sondazh i fundit i YouGov zbuloi se gati gjysma e britanikëve të rritur nuk po flenë nga  7-9 orë të rekomanduara në natë. Meshkujt duket se kalojnë më keq, ku 56 përqind e burrave thonë se nuk flenë mjaftueshëm, krahasuar me 53 përqind të grave.

Mungesa e gjumit mund të ju bëjë të ndiheni të mërzitur, por gjithashtu mund të ketë ndikim në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lista me 30 të pasurit që u vranë dhe grabitën nga regjimi komunist

Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë...

Ja si dukej kalendari i lashtë Shqiptar

Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë...

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi që bletët përdorin për të bërë prodhimin e tyre të shurupit. 1. Mjalti...

Misteri/ Uji merr ngjyrën e gjákut ashtu siç përmendet edhe në Bibël

Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur...

Recent Comments