Themeluar në vitin 1118 nga aristokrati Hygo di Payns, në respekt te kërkesës së San Bernardo di Chiaravalle në përfundim të kryqëzatës së parë.

Urdhri i Templarëve ishte i përbëre në fillim nga 11 murgjër francezë të armatosur me shpata,të cilët kishin për detyrë të mbronin nga të pafetë pelegrinët që udhëtonin përgjatë rrugës së shenjtë nga Jaffa ne Jeruzalem.

Arabët i quanin templarët ”djajtë e bardhë”. Lindja e këtij urdhëri duhet lidhur në sensin territorial dhe historik me Tokën e Shenjtë e cila ishte në qendër të luftërave ndërmjet forcave kristiane dhe atyre islamike pas kryqëzatës së parë, kur rrugët për në Tokën e Shenjtë ishin të rrezikuara nga grabitës dhe fanatikë islame të cilët sulmonin dhe grabisnin pelegrinët.

Urdhëri, i cili e kishte selinë ne vendin në të cilin besohej se kishte lindur ne antikitet tempulli i Salomonit( nga i cili ka marrë emrin), u njoh nga Kisha në vitin 1129 dhe në vazhdim iu njohën privilegje te mëdha.

Mjekër dhe mustaqe

Kalorësit e parë ishin laikë, por duke qenë të dëlirë, të bindur dhe të varfër, kjo i lejoi Urdhërit që të grumbullojë pasuri të pafundme, edhe si pasojë e transferimit te vlerave monetare nga dhe për në Tokën e Shenjtë. Një pjesë e mirë e këtyre pasurive u përdorën për ndërtimin e 9 mijë kishave, pallateve dhe vendeve te fortifikuara.

Jetonin në bazë të rregullave të shumë të rrepta: ishin të detyruar të mbikqyrnin festat e shpeshta fetare, te agjëronin sipas ritit kristian, të bënin bamirësi, të konsumonin ushqimin në qetësi duke dëgjuar një lexim biblik, të mbanin flokët e shkurtër, mjekër dhe mustaqe. Vishnin mantel te bardhë me një kryq të kuq në shpatullën e majtë dhe autoriteti i tyre madhor ishte Mjeshtri i Madh.

Influenca e Templarëve (në vitin 1147 numri i tyre ishte rreth 300, por shumë shpejt u bënë me mijëra) u përhap me shpejtësi në të gjithë Europën, dhe pasuria e tyre u rrit me ritme marramendëse (ishin shumë pranë trashëgimisë se mbretërisë së Aragonës në Spanjë.)

Perëndimi i këtij urdhëri filloi në vitin 1307: të akuzuar për sodomi, tradhëti, lakmi dhe idhujtari, me qindra templarë u arrestuan, torturuan dhe dënuan ne turrën e druve nga mbreti i Francës, Filipi i IV, mbase i frikësuar nga pushteti i tyre, dhe në vitin 1312 Urdhri u mbyll nga Këshilli i Vjenës.

Legjendat rreth Templarëve

Karakteri fortësisht mistik në Urdhërin e Templarëve ishte vendndodhja e tij në Jeruzalem në malin Moriah, pikërisht në vendin ku kishte lindur tempulli i Salomonit. Pikërisht ky fakt , ka sjelle lulëzimin e shumë legjendave rreth Templarëve që edhe në ditët e sotme kanë shumë mbështetës te palëkundur.

Një ndër legjendat është dhe marrja në posedim e Gralit të Shenjtë, si dhe të Arkës së Lidhjes, dhe kjo i ka dhëne atyre pushtetin e një qeverie okulte, mbi të gjitha qeveritë e tjera.

Legjenda, por me një bazë te mundshme vërtetësie: bazuar ne shumicën e historianëve, pasuria e tyre i bëri te plotfuqishëm dhe i nxorri jashtë çdo kontrolli. Në një shekull, në vitet 1300, në kohën që shteti kërkonte të emancipohej nga Kisha, Templarët ishin një pengesë e rrezikshme për t’u kaluar.

Ku ka përfunduar thesari i templarëve?

Sipas disa të dhënave, Templarët vazhduan të prosperojnë në fshehtësi për vite me radhë si rojtarë të pasurive të pafundme. Efektivisht, me anë të aktit Ad Providam te 2 Majit 1312 , që u pasua nga Këshilli i Vjenës, urdhëruan që pasuritë e Templarëve ti kalonin Urdhërit Ospitalieri.

Në qoftë se në Francë mbreti i shkathët Filipi IV, pretendoi nga Kavalierët e Maltë , “si trashëgimtare” të Templarëve një dëmshpërblim ekonomik me të madh se ajo që kishin konfiskuar, edhe në vende të tjera te Europës shumë të fronëzuar reklamuan pjesën që i takonte nga pasuria e templarëve në domenet përkatëse.

Në Portugali, për shembull, pasuritë e Templarëve përfunduan në Urdhërin e Krishtit, i krijuar për luftuar Morët, dhe me pasuritë e tyre financuan Flotën Detare e cila dy shekuj me pas do të garantonte mbretërisë luzitane një rol te dorës së parë ne epokën e zbulimeve gjeografike.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Spanjë, ku një strukturë ushtarake e krijuar për të përballuar rrezikun saracen, Urdhri Ushtarak i Nostra Signora di Montesa konfiskoi të mirat materiale dhe pronat e Templarëve dhe një pjesë të kalorësve të tij.

Në Gjermani pronat e Templarëve u ndanë ndërmjet Kalorësve Teutonike, ndërkohë që pronat e Urdhrit të Maltës, ish-templarë, u rrëmbyen në vitin 1500 nga Enriku VIII pas ndarjes me Romën.

Një fat të njëjtë patën me Revolucionin pronat e mbetura në Francë.

Thesari i vërtetë i templarëve

Murgjit e famshëm, luftëtarët e Mesjetës karakterizoheshin nga një jetëgjatësi e veçantë, duke jetuar dy herë më shumë se pritshmëritë e moshës ne atë periudhë. Sekreti qëndronte tek mënyra e të ushqyerit, e cila bazohej në një dietë të ngjashme me dietën mesdhetare. Këtë version e mbështet Francesco Franceschi, drejtor i Repartit të Mjekësisë së Urgjencës në Policlinico Gemelli Romë.

Nga dokumentat e analizuara të studiuesve vjen informacioni se në jetën e përditshme, Templarët ndiqnin rregulla të hekurta (dhe kjo dihej), duke filluar nga detyrimi për të larë duart para se të uleshin për të ngrënë deri tek një program i detajuar diete që parashikonte mish vetëm dy herë në javë. Ne tavolinat e tyre me bollëk gjendeshin peshku, fruta e freskët dhe vaji i ullirit, frutat e detit me përmbajtjen e tyre Omega-3. Gjithashtu programoheshin tre pjata me bishtajore. Uji gjithmonë shtohej me lëng portokalli. Vera lejohej, por e racionuar, e cila shoqërohej me tulin e aloe vera e cila është antispetike dhe fungicide.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here