6.1 C
Pristina
Sunday, October 17, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Tortura në ujë të ftohtë e me korrent

Tortura në ujë të ftohtë e me korrent

Nga Kastriot Dervishi

Osman Myrteza Shkalla, i vitlindjes 1915 nga Durrësi, ish anëtar partie, arrestua më 8.3.1947, u dënua me 20 vjet burgim. Në letrën e datës 19.5.1949 drejtuar Komitetit Qendror të PPSH-së midis të tjerash shkruan rreth torturave që i janë bërë në hetuesi:

“Unë tregoja të vërtetën përpara hetuesit, tri javë me radhë, atë që ishte. Mirëpo hetuesit Muço Saliu (në origjinal e shkruan “Mustafa”-shënim), Niko Paskali, më thonin se këto nuk i interesonin, pse i dinin të gjitha, por donin aktivitetin tim në Korçë. Kjo zgjati 3 muaj rresht. Gjatë kësaj kohe, kapiten Muço Saliu më torturonte duke më rrahur, duke më lënë lakuriq në ujë të ftohtë, në korrent, etj. Ai më thoshte pse nuk pranoja se nuk kishin qëllim të më dënonin, por të demaskonin politikën e amerikanëve. Gjatë kësaj kohe unë bëra si i çmendur duke mos ditur se çfarë flisja.

Oficerët hetues duke përfituar prej rastit shkruanin atë që donin duke e përpiluar procesverbalin sipas qejfit të tyre…Unë u detyrova të pranoja pse më detyronin me anën e shkopit dhe torturave të tjera duke thënë gjëra të paqena, që as në ëndërr si kisha parë. Masar Sojlit as emrin nuk ia kisha dëgjuar, e jo njohur.

Muço Saliu e Niko Paskali më detyruan në flisja pa qenë edhe për Ndue Nikollën, sikur kish marrë prej Antoni Stivensit informata. Të gjitha këto të paqena i shpifën vetë hetuesit dhe i shkruanin e i zbukuronin ashtu si donin vetë.

Muço Saliu e Niko Paskali më detyruar në flisja pa qenë edhe për Ndue Nikollën, sikur kish marrë prej Antoni Stivensit informata. Të gjitha këto të paqena i shpifën vetë hetuesit dhe i shkruanin e i zbukuronin ashtu si donin vetë. Përpara gjyqit thashë të vërtetën, atë që ishte, duke mos pranuar asgjë nga ato që kishin shkruar hetuesit në proces. Gjithashtu dhe gjyqit të lartë i tregova të vërtetën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments