Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat më të zakonshme të konsumimit të vezës është sigurisht përgatitja e saj në formën e zier. Por cilat janë vlerat e vezës së zier dhe çfarë i ndodh organizmit kur ajo konsumohet e zier.Vezët janë ndër ushqimet më të pasura me proteina, vitamina dhe minerale të rëndësishme për organizmin.
Konsumimi i dy vezëve në ditë mund të ndihmojë në ruajtjen e muskujve, shëndetin e kockave dhe funksionimin normal të trurit. Ato përmbajnë vitaminë D, e cila ndihmon përthithjen e kalciumit, si dhe kolinë, një lëndë ushqyese e rëndësishme për kujtesën dhe sistemin nervor. Gjithashtu, vezët përmbajnë luteinë dhe zeaksantinë, antioksidantë që mbështesin shëndetin e syve.
Por çfarë ndodh me zemrën nëse hani dy vezë çdo ditë? Megjithëse vezët përmbajnë kolesterol, ndikimi i tyre në shëndetin kardiovaskular varet nga dieta e përgjithshme dhe gjendja shëndetësore e individit.
Për shumë njerëz, vezët mund të jenë pjesë e një ushqyerjeje të ekuilibruar, por konsumimi i dy vezëve çdo ditë nuk është domosdoshmërisht i përshtatshëm për të gjithë. Personat me kolesterol të lartë, diabet ose sëmundje të zemrës duhet të këshillohen me mjekun për sasinë e përshtatshme.


