Nga Kastriot Dervishi

Teknikat e punës e Sigurimit të Shtetit kanë qenë kryesisht bajate, pa fantazi dhe pothuajse njësoj. Lidhnin një ngjarje botërisht të njohur p.sh. aksident me falsitetin sikur këtë e organizoi Sigurimi, duke legjenduar shpifjen apo sajesën. Në sigurimin e informacionit, organet e Sigurimit të Shtetit ishin tejet defektoze dhe shumë larg një organi me nivel mesatar.

Pas dështimit të misioneve informative të organizuara nga këshilltarët sovjetikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shqipëri të njohura me emrin “Buza e bredhit” (15 korrik – 1 nëntor 1949) dhe “Liqeni i Vajkalit” (3 korrik 1952 – 23 tetor 1953), në të cilat vëmendja e Perëndimit ndaj Shqipërisë nuk kishte qenë e madhe, në vitin 1954 CIA dhe NATO ndryshuan strategji. Ata nëpërmjet shërbimit sekret grek KYP vendosën teknologji përgjimi në gjithë kufirin shqiptaro-grek, duke i siguruar NATO-s një informacion të bollshëm e të mjaftueshëm, mbi bisedat telefonike, telegramet shifër, etj. Me këtë proces, pra me instalimin e teknologjisë amerikane, u mor stacioneri i CIA-s në Greqi, Tom Caramessinis (me origjinë greke). Materiali i siguruar, sigurisht i klasifikuar, pas përpunimit të tij dhe shkallës së rëndësisë u përcillej gjithë vendeve të NATO-s. Interesi më i madh ishte sigurisht deri në vitin 1968 kur Shqipëria ishte anëtare e Traktatit të Varshavës (deri në vitin 1961 anëtare aktive e tij). Pas këtij viti, pavarësisht se nuk ishte më rëndësia e parë, NATO siguroi gjithnjë një informacion të shpejtë e të besueshëm mbi atë që ndodhte në Shqipëri.

Shtrirja e NATO-s në Europë shumë vite para rënies së komunizimit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here