6.1 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Statistikat që nuk i dinit asnjëherë për Shqipërinë Etnike

Statistikat që nuk i dinit asnjëherë për Shqipërinë Etnike

Megjithë indiferencën perëndimore, aktivistët shqiptarë nuk kishin reshtur përpjekjet e tyre për të trokitur në dyert e diplomacive të Fuqive të Mëdha.

Kjo shembullohet më së miri edhe nga puna e Komitetit Shqiptar të Londrës, që grumbulloi patriotitë të devotshëm si Mehmet Konica dhe Filip Noga.

Të ndihmuar nga rrethana fatlume që anglezi filoshqiptar, Aubrey Herbert gëzonte njohje të shumta në rrethet vendimarrëse britanike, dy patriotët kanë bënin çmos për të senzibilizuar të huajtë për tërësinë tokësore të Shqipërisë dhe krijimin e një shteti që do t’i respektonte kufijtë etnik.

Në afro 800 kopje, pamfleti Lutja e Shqipërisë u shprënda brenda tri javësh në Sekretarinë e Jashtme, tek të gjithë ambasadorët në Londër, 283 anëtarët e Parlamentit si dhe në shtypin e kohës.

Njoftime statistikore mbi popullatën e Shqipërisë më referenca të veçanta për tokat e kontestuara

Numri i shqiptarëve në truallin e pretenduar për shtetin autonom të Shqipërisë, siç tregohet në hartën shoqëruese, është 2,200,000. Shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese përgjatë tërë këtyre tokave, dhe ata jetojnë në mënyrë kompakte.

Banorët jo-shqiptarë përfshijnë:grekët në jug, që numërojnë 30 mijë vetë, dhe serbët e bullgarët, veçanarisht në rrethet e Kosovës, Shkupit, dhe Manastirit, duke numëruar nga 100 mijë deri në 120 mijë vetë. Shprëndarja e popullatës shqiptare është si vijon:

Popullata e bregdetit prej kufirit të tashëm të Shqipërisë dhe Malit të Zi deri në Prevezë është ekskluzivisht shqiptare.

Përgjatë tërë kufirit me Malin e Zi nuk ka sllavë, me përjashtim të një pakice të vogël në Guci dhe Plavë, që është e përzier me elementin shqiptar.

Në vilajetin e Kosovës, në kazanë (nëndarje e provincës) e Pejës, përballë 10 mijë shtëpive shqiptare janë 700 shtëpi sllave, prej të cilave 350 janë brenda vetë qytetit të Pejës.

Në kazanë e Rozhajës ose Tërgovishtes banorët janë shqiptarë. Në këtë kaza janë vetëm gjashtë fshatra sllave.

30 fshatra që përbëjnë trevën e Peshterit në kazanë e Sjenicës (Tregu i Ri) janë shqiptare.

Në qytetin e Gjakovës janë vetëm 24 shtëpi sllave, dhe vetëm 10 në fshatin e Gllogjanit në afërsi të Deçanit.

Qyteti i Prizrenit përfshin 23 mijë banorë, prej të cilëve 8 mijë janë serbë dhe bullgarë. Në krahinat e Podrimës, Zhupës dhe Gorës, nga 8500 shtëpi vetëm 1 mijë janë sllave.

Në Kakandelen (Tetovë), Gostivar dhe Kërçovë, pjesa më e madhe e banorëve janë shqiptarë, me përjashtim të një 20 katundeve të vogla sllave në rajonin e Poreçit.

Në kazatë e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Prishtinës, Preshevës, Gjilanit, Kumanovës, 80 për qind e banorëve janë shqiptarë.

Territori i banuar nga sllavët fillon në veriperëndim të Mitrovicës.

Nga Beloçica deri në Zibefç, te kufiri me Serbinë, vendi është i tëri shqiptar.

Në qytetin e Shkupit dhe katundet rrotull shumica është shqiptare. Sllavët që jetojnë në qytet janë thuajse të gjithë bulgarë.

Katundet shqiptare shtrihen deri në Kapllan dhe Vlahçë, afër Kyprilisë (Velesit).

Vilajeti i Manastirit: në një popullatë (përafërsisht) prej 170 mijë shqiptarëve janë 12 mijë e 800 sllavë në kazatë e Rekës dhe Dibrës së Epërme.

Një pjesë e madhe e fshatrave përreth qytetit të Manastirit janë të banuara nga shqiptarët dhe vllehët; kusuri prej bullgarëve. Në qytetin e Manastirit shumica e banorëve janë turq, pas tyre vijnë kuçovllahët dhe shqiptarët, dhe vetëm një pakicë e vogël e popullatës është e përbërë prej sllavëve maqedonë.

Në kazanë e Resnjës, 60 për qind e banorëve janë shqiptarë, pjesa tjetër 40 për qind përbëhet prej bullgarëve, serbëve, grekëve dhe vllehëve.

Në kazanë e Ohrit, janë 73 mijë banorë, prej të cilëve 35 mijë janë shqiptarë, pjesa tjetër e përzier.

Në sanxhakun e Korçës popullata, përfshirë qytetin, por duke përjashtuar kazanë e Kosturit, arrin në 132 mijë vetë, prej të cilëve 100 mijë janë shqiptarë myslimanë; kusuri përbëhet prej shqiptarëve ortodoksë, vllehëve dhe bullgarëve.

Qyteti i Korçës ka 22 mijë banorë, pjesa më e madhe e të cilëve përbëhet prej shqiptarëve myslimanë dhe ortodoksë, dhe pjesa tjetër prej vllehëve dhe bullgarëve.

Kazaja e Kosturit ka 64 mijë banorë, prej të cilëve 20 mijë janë shqiptarë myslimanë dhe ortodoksë. Pjesa tjetër e banorëve janë turq, bullgarë, vllehë dhe grekë.

Në vilajetin e Janinës nga Kosturi deri në Meçovë i tërë vendi është i banuar prej shqiptarëve dhe kuçovllehëve.

Nga Meçova përgjatë kufirit të tashëm, deri në Gjirin e Prevezës, pjesa më e madhe banohet prej kuçovllehëve.

Sanxhaku i Çamërisë ka një popullatë prej 75 mijë shqiptarësh, prej të cilëve 18 mijë janë shqiptarë të greqizuar (pseudo-grekë).

Sanxhaku i Çamërisë është i ndarë në kaza të ndryshme, prej të cilave:

Kazaja e Reshadisë (Çamërisë) ka 16 mijë shqiptarë.

Kazaja e Margëlliçit ka 26 mijë shqiptarë.

Kazaja e Filatit ka 20 mijë shqiptarë.

Kazaja e Paramithisë ka 13 mijë shqiptarë.

Sanxhaku i Prevezës: kazaja e Luros. Qyteti i Lurosit është i banuar krejtësisht nga shqiptarët. Sidoqoftë, ka një popullatë të vogël ose element migrues të kuçovllehëve.

7 fshatrat që përbëjnë Lakën e Lelovës, në rrethin e Lurosit, janë tërësisht shqiptare, ashtu si dhe 5 fshatra që përbëjnë një pjesë të Sulit.

Preveza është qytet me popullatë të përzier shqiptare, greke, vllehe dhe hebreje.

Janina është qytet me popullatë të pëzier, 60 për qind e të cilëve janë myslimanë dhe 10 për qind ardhës të vjetër hebrenj.

Por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë ka një numër të madh shqiptarësh që mund të vijnë më vonë në vend. Vetëm në Mal të Zi ka një popullatë të madhe shqiptare në Ulqin, Tivar, Podgoricë, Shpuzë, Kuç, etj, që kanë ruajtur gjuhën, zakonet, traditat dhe individualitetin e tyre kombëtar.

Sa i përket kuçovllehëve, të paktën 200 mijë prej tyre do të gjendëshin brenda kufijve të propozuar të shtetit shqipt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë “Ne zbuluam se toka e kishës përbëhet nga...

Teknologjia e parë në botë, ari do të nxirret nga telefonat e vjetër

Ari dhe metalet e çmuara do të nxirren nga telefonat dhe laptopët e vjetër. “Mint Royal” planifikon të prezantojë...

Këshilla nga psikologët e Harvardit për të rritur fëmijë të mbarë

Kohët kanë ndryshuar shumë dhe me kohë të reja vijnë zakone të reja, grupe sjelljesh dhe qëndrimesh që duken shumë të ndryshme...

Kush ishte kroati që diktoi shqipen në 1920-ën në mes të Beogradit

Fillimi i interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi, e ka zanafillën më 1905, kur Universiteti i Beogradit, që atë vit...

Recent Comments