6.1 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Përse u ndalua shkrimi i gjuhës shqipe nga perandoria osmane?

Përse u ndalua shkrimi i gjuhës shqipe nga perandoria osmane?

Ahmed, Lutfi, Kara Ahmed dhe Koca Sinan Pasha për shekullin e 16-të dhe Nasuh, Kara Murad dhe Tarhoncu Ahmed Pasha për shekullin e 17-t. Kryeveziri i Sulejmanit, Ajas Pasha, ishte po ashtu me origjinë shqiptare, ashtu siç ishte edhe dinastia e famshme e kryevezirëve Qyprili, ose Avlonyah Ferid Pasha (Kryevezir më 1903/08), ose Ahmed Izzet Pasha, kandidati për zëvendësmbret të Shqipërisë në vitet e fundit të Perandorisë. Një numër i madh shqiptarësh mbanin funksione të rëndësishme në strukturën ushtarake të perandorisë.

Më shumë se njëqind jeniçerë agallarë njihet të jenë me origjinë shqiptare. Shumica e këtyre zyrtarëve të lartë të shtetit, u lanë brezave pasardhës një numër tejet të madh xhamish, banjash, hanesh, shkollash dhe institucione të tjera për të përfitime publike. Ato të Koca Sinan Pashës, shkojnë në qindra, duke u shpërndarë në tre kontinente. Disa prej ndërtesave të vezirëve shqiptarë vazhdojnë të dominojnë horizontet e qyteteve të Ballkanit, Azisë së Vogël dhe Lindjes së Afërt. Në letërsinë dhe shkencën osmane gjejmë një numër të madh shqiptarësh të rangut të parë…

Fihura të tjera të rëndësishme të shekullit të 19-të dhe të fillimit të së 20-it, ishin Mehmed Akif, poeti i madhe dhe autori i himnit kombëtar turk, filozofi Riza Tevfik dhe historiani Ahmed Refik. Sami Bej Frashëri ose Ekrem bej Vlora, ishin aq të rëndësishëm për shkencën në Turqi sa ç’ishin edhe në Shqipëri. Këta persona të përmendur këtu janë veç pak prej më të njohurve…*

2.

“Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris.

Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq.

Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar. Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori. Siç u pa më lart, për ata pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq. E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit.

Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli. Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij.

Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi!”
Ismail Kadare

_________

* Titulli: Ottoman architecture in Albania, 1385-1912
Autori: Machiel Kiel
Botues: Research Centre for Islamic History, Art and Culture, 1990

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lista me 30 të pasurit që u vranë dhe grabitën nga regjimi komunist

Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë...

Ja si dukej kalendari i lashtë Shqiptar

Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë...

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi që bletët përdorin për të bërë prodhimin e tyre të shurupit. 1. Mjalti...

Misteri/ Uji merr ngjyrën e gjákut ashtu siç përmendet edhe në Bibël

Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur...

Recent Comments