Këto janë disa foto të tjera të rralla të Shqipërisë të vitit 1900. Koleksioni i rrallë është bërë nga historiani austriak Carl Ludwig Patsch.

Patsch ka botuar monografinë “Sanxhaku i Beratit në Shqipëri” në Vjenë më 1904, shkruan historiai Robert Elsie. Ky libër është rezultat i ekspeditës së tij në qendër të Shqipërisë në pranverën e vitit 1900.

Historiani dhe arkeologu austriak, Carl Ludwig Patsch (1865-1945) lindi në Kovaç (Kowatsch) në Bohemi dhe u rrit nga viti 1874 në Volhynia. Në vitin 1904, Patsch themeloi Institutin për Hulumtime Ballkanike (Institut für Balkanforschung) në Sarajevë, të cilin ai e drejtori deri në fund të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918 kur u mbyll dhe u detyrua të kthehej në Vjenë.

Ishte Carl Patsch i cili në vitin 1922 themeloi muzeun kombëtar në Tiranë, me kërkesë të qeverisë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here