6.1 C
Pristina
Sunday, January 17, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Legjendat ilire për detet Adriatik dhe Jon

Legjendat ilire për detet Adriatik dhe Jon

Ilirët e motshëm kanë qenë një nga popujt më të mëdhenj më kryesorë të Evropës së vjetër. Ata kanë jetuar gjithashtu ndanë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, dy dete për të cilët ruhen edhe legjenda e gojëdhëna ilire, të regjistruara edhe nga autorët antikë.

Ilirët kanë qenë detarë të spikatur e mjeshtër të anijeve shpejta, si dhe lundimtarë të pasionuar e të guximshëm.
Në veprën e dijetarit Stefan Bizantini i shekullit VI të erës sonë të quajtur “Urbibus et popules” (Qutetet e popujt) jepen disa të dhëna me interes për lidhjen e ilirëve me detet Adriatik dhe Jon.
Kështu, Stefan Bizantini në shpjegimin e zërit Adria në fjalorin e tij gjeografik e historik shënon: Adria, qytet dhe pranë tij gjiri i Arias si dhe lumi me të njënjtin emër, sipas Hekateut. Qytetari dhe banori adrianas, sipas Asianit, U thonë edhe adriates dhe detit – Adriatik”. Pra deti Adriatik është quajtur kështu nga qyteti ilir Adria. Stefan Bizantini kur shkruan për fisin ilir të abrejve shton se ky fis banon “pranë Adrias, së taulantëve” pra Adria vetë i përkiste fisit të madh të taulantëve.

Kur Stefan Bizantini shpjegon emrin e detit Jon thekson se ky emër sipas disave “rrjedh nga iliri i quajtur Jon”.
Sipas legjndës tipike ilire që përmënd nga Apiani, Joni ishte biri i Dyrrahut, i cili u vra në luftë gabimisht nga Herakliu dhe trupin e tij e hodhën në detin, i cili mori emrin e Jonit.

Durrahu është, nga ana tjetër; djali i vajzës së Epidamnit e quajtur Melisa, e cila ra në dashuri me perëndinë e detrave, Poseidonin e lindi me të Dyrrahut. Sias legjendës, të cilën e ka regjistruar edhe Stefan Bizantini, “prej saj (d.m.th. Melisë) në Epidamn ka një vend që quhet Melisonis, ku Poseidoni u dashurua me të” pra kemi të bëjmë me një vend kulti të nderuar nga detarët ilirë.

Shpjegimi i emrit të detit Jon me anë të legjendës ilire është krejt në kundërshtim me atë të mitologjisë klasike greke dhe romake.
Eskili në tragjedinp “Prometeu i lidhur” e shpjegon detit Jon siaps emrit të Jonës cila – u shëndërrua nga Zeusi në mushqerrë për të shpëtuar nga Hera që e ndiqte, lundoi nëpër det dhe nga kjo deti u quajt Jon.
Për shpjegimin e merit të detit Jon ka shkruar edhe Straboni. Stefani citon një tjetër autor, Theopompin, sipas të cilit emri rrjedh nga Joni, mbret i Isës, i cili sundoi në viset anëdetare, brigjet e të cilëve i lagte deti që mori emrin e tij. Një autor tjetër Semitoloja, thotë se ky emër rrodhi nga Kaonët, që i indentifikon me Jaonët dhe Aonët. Siç shihet, si në rastin e Jonit të ishullit Isa e të qytetit me po të njënjtin emër, si dhe në rastet e tjera, del se emërtimi i detit ka lidhje me ilirët e mjedisin ilir./Moikom Zeqo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

10 vende që nuk i shpjegon dot shkenca, por ekzistojnë

Ka shumë vende në planetin tonë për të cilat shkenca nuk ka një shpjegim.Vende që duken magjike apo...

6 fakte shkencore në Kuran

Në përpjekje për të zbuluar qëllimin e jetës, shumë njerëz janë mbështetur tek religjioni.Kurani besohet se kishte zbritur...

Pse logot e markave të njohura vendosen në anën e majtë

Studiuesit sugjerojnë se i shikoni më shumë në logot e vendosura në anën e majtë të sendeve sesa në të djathtë.Kjo është...

10 rekorde të pabesueshme që mbahen nga Zvicra

Rekordet janë në fushën e shkencës, zbulimit, sportit, ushqimit dhe shumë rekorde të tjera interesante.1. Tuneli më i gjatë...

Recent Comments