6.1 C
Pristina
Friday, January 22, 2021
Home SOCIALE Si funksionon kodi dixhital që po përdor Kina kundër Covid-19?

Si funksionon kodi dixhital që po përdor Kina kundër Covid-19?

Imagjinoni që e gjithë rutina juaj të varet nga një aplikacion në celular. Kur duhet të largohesh nga shtëpia, kur duhet të hipësh në tren apo autobus, kur duhet të shkosh në punë, restorant, kafe apo qendra tregtare, çdo lëvizje e caktuar nga një ngjyrë në ekranin e celularit

Nëse është e gjelbër je i lirë për të vazhduar, nëse është e kuqe je i ndaluar nga çdo veprim.

Ky ka qenë realiteti për qindra miliona njerëz në Kinë që nga mesi i krizës së koronvirusit dhe mund të vazhdojë sërish në këtë mënyrë për një të ardhme të parashikueshme, ndërkohë që vendi vazhdon betejën për t’u shëruar nga Covid-19, raporton CNN.

Duke u mbështetur në teknologjinë celulare dhe të dhënat, qeveria kineze ka përdorur një sistem kodi shëndetësor të bazuar në ngjyra për të kontrolluar lëvizjet e njerëzve dhe për të frenuar përhapjen e coronavirusit. Kodet automatike dhe të shpejta, të njohura si kodet QR, janë caktuar për qytetarët si një indikator për gjendjen e tyre shëndetësore.

Edhe pse autoritetet nuk i kanë bërë të detyrueshme këto kode, në shumë qytete, qytetarët pa aplikacionin nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre apo të hyjnë në vendet publike.

Si funksionon?

Qeveria kineze është mbështetur në ndihmën e dy gjigantëve të internetit në vend “Alibaba” dhe “Tencent” për të drejtuar sistemin e kodit shëndetësor në telefona.

Aplikacioni me pagesë i “Alibaba”, i njohur si “Alipay” dhe aplikacioni i mesazheve të “Tencent”, i njohur si “Wechat” janë të dy të përdorur nga qindra miliona njerëz në Kinë. Vendosja e kodit shëndetësor në këto dy aplikacione do të thotë se mund të aksesohet lehtë nga çdo qytetar.

Për të marrë një kod shëndetësor, qytetarët duhet të plotësojnë informacionin e tyre personal duke përfshirë emrin, numrin e ID ose numrin e pasaportës, dhe numrin e telefonit. Më pas atyre u kërkohet të tregojnë historikun e udhëtimeve dhe nëse kanë pasur kontakt me ndonjë person të infektuar me Covid-19 në 14 ditët e fundit. Gjithashtu, ata duhet të zgjedhin nëse kanë pasur ndonjë simptomë të ngjashme të coronavirusit si ethe, kollë të thatë, lodhje, hundë të bllokuara, dhimbje fyti dhe diarre.

Pasi informacioni verifikohet nga autoritetet, çdo përdoruesi do t’i caktohet një kod QR, që do të jetë ose në ngjyrë të kuqe, ose gjelbër.

Përdoruesit me kod të kuq duhet të vendosen ose në karantinat e ngritura nga qeveria ose të vetëkarantinohen për 14 ditë. Ata me ngjyrë portokalli do të karantinohen për 7 ditë, ndërsa ata me kod gjelbër mund të lëvizin të lirë nëpër qytet, thuhet në një deklaratë të autoriteteve në Hangzhou.

Kodet shëndetësore gjithashtu mund të shërbejnë si gjurmues për lëvizjet e njerëzve në hapësirat publike, pasi banorët kanë kodet e tyre QR të skanuar kur hyjnë në vende publike.

Sapo konfirmohet një rast i ri me coronavirus, autoritetet kthehen shpejt në vendet ku pacienti i infektuar ka qenë dhe identifikojnë njerëzit me të cilët ai ka qenë në kontakt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

A janë puçistë shqiptarët?

"SULLTANI I FUNDIT"Nga: Michele De Grece (fragment nga romani historik “Sulltani i fundit” mbi puçin në Perandorinë...

Simon Rrota: Si i mbrojti ushtria turke kristianët e Shkodrës

KUJTIMET E PIKTORITMarrëdhëniet e katolikëve e muslimanëve në Shkodrën e fillimshekullit të 20-të…Duhet...

Nëna luaneshë sulmohet dhe përleshet me qentë e egër për ta shpëtuar këlyshin

Shalin Fernando ishte duke vizituar një zonë malore në Botswana, kur pa një luaneshë me të voglin, që ishte rrethuar prej një...

Lëngu i qepës, zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e padëgjuar.Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor...

Recent Comments