6.1 C
Pristina
Tuesday, January 26, 2021
Home KËSHILLA Si të ta pengojmë prishjen e ushqimit në kavanoza: Truk të cilin...

Si të ta pengojmë prishjen e ushqimit në kavanoza: Truk të cilin të gjitha amvisat do ta adhurojnë!

Këtë metodë e përshëndesin edhe ekspertët

Pasi të keni hapur kavanozat me salca apo me ndonjë produkt tjetër, patjetër fusni në frigorifer për ta penguar prishjen e tyre. Megjithatë, edhe atëherë mund të krijohet myku dhe prishja e produkteve.

Një amvisë na ka zbuluar trukun e vet se si ushqimi në kavanoza të zgjasë sa më shumë dhe të mos prishet!

Në faqen e Facebook The Prepped Mama, ku rregullisht i publikon këshillat dhe truqet e veta për amvisëri, e ka publikuar edhe këtë këshillë.

Kthimi mbrapsht i kavanozave

“Truk i shkëlqyeshëm për ruajtje të ushqimit në kavanoza është që t’i vendosni mbrapsht në frigorifer. Kjo i mbyll dhe i pengon që të prishen, gjë që ju kursen edhe kohë edhe para”, ka shkruar amvisa në publikimin e saj.

Ekspertja e mikrobiologjisë dhe e agrikulturës, Cathy Moir, për Daily Mail ka theksuar që ky truk nuk do të pengojë zhvillimin e mykut, por do të ngadalësojë zhvillimin e mikroorganizmave, përcjell Telegrafi.

Vetëm për produkte të dendura

“Me kthimin mbrapshtë të kavanozave, sipërfaqja ku do të krijohej myku do të bjerë në kapak dhe do ta mbyllë depërtimin e ajrit, gjë që do të vështirësojë zhvillimin e mikroorganizmave”, ka thënë Moir.

Edhe pse ky truk është i mirë dhe pengon zhvillimin e mykut, Cathy Moir rekomandon që kavanozat e hapur të përdoren sa më pak, domethënë që produktet të shpenzohen më shpejt pas hapjes.

Derisa të jenë të mbyllur kavanozat mund t’i vendosni mbrapsht për t’ua zgjatur kohën e zhvillimit të mykut, vetëm kujdes që produktet të jenë të trasha siç janë salcat e domateve, ajvari etj. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

“Harta e botës e vitit 1553 me Zotin shqiptar në qendër të saj”

Një hartë e rrallë që pretendon ta paraqesë në mënyrë të plotë gjithë botën (globin) e hartuar në shekullin e 16-të i...

Shpjegimet shkencore për 11 reagime të çuditshme të trupit

Trupi i njeriut është shumë misterioz, magjik por dhe i çuditshëm.Shumë prej proceseve të trupit shpesh nuk kanë...

7 gjërat që nuk duhet t’i kërkoni kurrë në Google, zbuloni se cila është arsyeja

Motorri më i famshëm i kërkimit do të bëjë gjithçka kërkoni ju, por gjithnjë ka disa limite. Ndonjëherë rezultatet janë të pakëndshme...

Ja si duket shpërthimi i bombës nukleare nën tokë(Video)

Ndonëse edhe shpërthimi në sipërfaqe krijon krater, rezultati nuk është aq “i kënaqshëm”, sepse pjesa më e madhe e energjisë shkon në...

Recent Comments