Kjo është një histori e jashtëzakonshme. Këtu janë fotografitë para dhe pas, të një të pastrehu të cilin oficerët e policisë e shndërruan në një njeri krejtësisht tjetër, shkruan InforCulture.Info
Në Shtetet e Bashkuara, rreth 1.56 milion njerëz të pastrehë përdorin strehimoret çdo vit.
Ndërsa është e vështirë të vlerësosh numrin e njerëzve që jetojnë në rrugët e Amerikës, por që dihet se është një numër shumë i madh. Njerëzit e pastrehë shpesh kanë probleme të gjejnë qasje në nevojat themelore, kjo është arsyeja pse një veprim i vogël i mirësisë mund të shkojë në një rrugë të gjatë.
Oficerët në New York, i dhanë një ndihmë të vogël – por shumë të rëndësishme – një njeriu të pastrehë, të quajtur Bobby. Veprimet e tyre tani po bëhen virale, falë një postimi në faqen në Facebook të departamentit të policisë.
Pas bisedes me një burrë fatkeq ,që rrinte në rrugë,i quajtur Bobby, ai tha që do të donte një prerje flokësh dhe dush të ngrohtë. Përmes përpjekjeve të Oficerit që e pa atë, u mundësua që kjo të ndodhte.

“Këtë mëngjes ne i siguruam Bobbyt një prerje flokësh, rruajtje, dush dhe një gardërobë krejt të re me veshje të dhuruara. Kur Bobby u largua dukej si një person krejt i ri dhe nuk mund të na falënderonte mjaftueshëm.”-shkruhej në faqen e Policisë


Fotografitë nga postimi tregojnë një histori të mahnitshme. Në foton e parë, Bobby qëndron me një xhaketë të gjelbër të ndyrë; mjekra e tij e gjatë shtrihet përtej vijës së tij të jakë.
Pas një rroje, prerje flokësh dhe dush, Bobby duket krejtësisht ndryshe. Rrëmuja e mjekrës së tij është zhdukur, dhe ai tani ka plot rrobash të dhuruara, poashtu edhe disa këpucë me stil në këmbë.

Pasi i dhanë Bobit “transformimin” e tij, oficerët e çuan jashtë departamentit, ku ai i falënderoi ata përpara se të vazhdonin rrugën.

“Kjo ishte e ëmbël,” shkroi një grua. “Disa policë bëjnë më shumë sesa kërkon puna e tyre . Zoti bekoftë dhe mbrojë të gjithë policët. Dhe Zoti e bekoi Bobin me atë polic që kujdesej për të.”
“Ju e bëtë të lumtur jetën e këtij njeriu!” shkruante një tjetër. “Duket si Dapper Dan. Këpucë dhe xhaketë që përshtaten dhe kapelë me stil! Edhe një super Tote për rrobat e tij! Zoti iu bekoftë të gjithë juve për kujdesin. Kjo ishte si t’i jepja këtij njeriu një milion dollarë! “
Departamenti i policisë qëndroi aktiv në Facebook pasi postimi u bë viral, duke iu përgjigjur shumë prej komenteve direkt. Kjo mund të ketë ndihmuar në përhapjen e fjalës së mirë; postimi tërhoqi përfundimisht më shumë se 3,000 reagime dhe komente . /shkruan InforCulture.info
Kuptohet, shumë njerëz donin të dinin se si ta ndihmonin Bobbin
Buzëqeshja infektive e njeriut (e kombinuar me vullnetin e mirë të policëve) bëri që shumë komentues të përpiqen të gjejnë mënyrat e tyre për të ndihmuar.



