6.1 C
Pristina
Friday, March 5, 2021
Home KAFSHËT Pse macet gërvishtin mobiliet?(Foto/Video)

Pse macet gërvishtin mobiliet?(Foto/Video)

Shumë pronarë të maceve e kanë provuar atë. Ju ktheheni nga puna në shtëpi ose zgjoheni në mëngjes dhe zbuloni se një  mobilie  ose një sipërfaqe  në shtëpinë tuaj që më parë ishte e përsosur, tani duket e gërvishtur apo e shkatërruar,shkruan InforCulture.info

Është vetëm një anëtar i familjes që mund ta kishte bërë atë: macja juaj !

 Zhgënjimi që ndiejnë njerëzit kur shokët e tyre të përkëdhelur dëmtojnë ose shkatërrojnë sende të dashura ose të shtrenjta shtëpiake është i kuptueshëm. Në fund të fundit, është e vështirë të kuptosh pse ato do të bënin një gjë të tillë. Ndonjëherë, ne mund të ndjehemi sikur macja jonë ka shkatërruar gjërat tona, sepse ishte e zemëruar me ne ose donte të na kthente për dicka.

E vërteta është se macet kanë arsye të vlefshme, të lindura për të gërvishtur gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me keqdashjen ose djallëzinë ndaj njerëzve të tyre. Të kuptuarit pse macet në fakt gërvishtin objektet në shtëpinë tonë mund të shkojë drejt mbajtjes së një marrëdhënie paqësore, të dashur me ta dhe gjithashtu të na ndihmojë të mësojmë se si t’i ruajmë gjërat tona nga shenjat e kthetrave.

Gërvishtjet e maceve si pjesë e Ritualit të tyre të kujdesit për veten

Të gjithë i kemi parë macet tona që lahen vetë. Në fakt, macet kanë një tendencë për të qenë të shpejta në zakonet e tyre. Një pjesë e madhe e kohës së tyre harxhojnë duke lëpirë trupat e tyre, duke lëpirë dyshekë të vegjël, duke lëpirë putrat dhe duke fërkuar fytyrat me to (një pjesë veçanërisht e lezetshme e ritualit). Kur shohim macet që bëjnë këto gjëra, është e lehtë të përcaktohet se ato po kujdesen vetë. Nuk është aq e thjeshtë të shoqërosh sjelljen e kruarjes me kujdesin për veten por një pjesë e madhe e bëjnë.. Gërvishtjet në sipërfaqe të ashpra largojnë lëvozhgën e jashtme nga thonjtë e një mace në mënyrë periodike. Ky proces çliron thonjët e ri më të shëndetshëm. Sjellja e gërvishtjeve është keqinterpretuar duke menduar  që macja  mpreh thonjtë e saj, por ato nuk po krijojnë thonjë më të mprehtë,thjeshtë duke larguar “lëvozhgën” e atyre të vjetrërve.

Gërvishtjet e maceve për të shënuar territorin

Në natyrë, macet nuk kalojnë shumë kohë në grupe, kështu që shumë nga komunikimi i tyre bëhet duke lënë mesazhe për njëri-tjetrin. Pjesa më e madhe e kësaj sillet rreth territorit. Sjellja e gërvishtjeve është një mënyrë e e vetme që macet mund të tregojnë territorin e tyre të pretenduar te macet e tjera. Putrat e tyre kanë një aromë, aromë të cilën e marrin gjatë kruarjes,ato lënë një erë që është e dallueshme për njerëzit, por e kuptueshme për macet e tjera. Shenjat e dukshme të bëra gjatë gërvishtjes janë njësoj të lexueshme për macet e tjera dhe shpjegojnë pse ato duan të gërvishtin gjërat ,duke lënë një tabelë vizuale. Edhe kur macet jetojnë vetëm në shtëpi pa mace të tjera, ato e ndiejnë këtë nevojë për të komunikuar informacione mbi territorin, për cdo rast.

Macet gërvishtin për të mbajtur muskujt, nyjet dhe tendonët e tyre të shëndetshëm

Gërvishtja siguron një shtrirje të shkëlqyeshme për muskujt, tendinat dhe nyjet në gishtërinjë, këmbët, shpatullat dhe shpinën e një maceje. Cilido atlet mund t’iu thotë se shtrirja para dhe pas stërvitjes mund të i`u ndihmojë për mbajtjen e trupit të shëndetshëm dhe mbrojtjen e tij nga dëmtimi gjatë stërvitjes.  Macet gërvishtin shumë herë gjatë ditës, por ato pothuajse gjithmonë gërvishtin kur zgjohen nga gjumi.

Macet gërvishtin kur janë të ngazëllyera ose të irrituara

Kur një mace shtëpie sheh diçka tërheqëse jashtë, si një mace tjetër ose një kafshë tjetër ose zog, shpesh do të shohim se ajo gërvisht. Macja juaj mund të vrapojë befas nga një dhomë në tjetrën, të fillojë  të gërvishtë fuqishëm. Kjo u ndihmon të shlirojë një pjesë të energjisë që zhvillohet kur macja  mund të shohë diçka emocionuese, por jo të ndërveprojë drejtpërdrejt me të. Kjo sjellje është e kuptueshme kur e shikoni atë nga këndvështrimi i maceve tuaja .

Por Pse Gërvishtin Mobiliet?

Pra, tani e dimë pse gërvishtin macet, por pse pikërisht mobiliet? Në natyrë, macet shpesh përdorin pemët për ti gërvishtur. Ato janë të forta,  dhe kthetrat e tyre lënë një shenjë  të dukshme mbi to. Divani juaj, tryeza e dhomës së ngrënies dhe mobiljet e tjera mund të kenë të njëjtat veti .

Siç mund ta shihni, macet gërvishtin sepse ky është një reagim i natyrshëm, i rrënjosur, dhe ato gërvishtin mobiljet sepse është e favorshme për një gërvishtje të mirë. Të kuptuarit e kësaj mund t’iu ndihmojë të krijoni mundësi më të mira gërvishtjeje, dhe një shtëpi më paqësore për ju dhe mikun tuaj të ngathët.

Më poshtë kemi një fotografi të një improvizimi të një “peme” ,ku macja mund të gërvishtë. /InforCulture.Info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vendi i parë në Evropë që lejon hyrjen e pasagjerëve të pavaksinuar

Numri i rasteve të regjistruara rishtas është krejt i vogël, dhe njerëzit e vaksinuar, si dhe ata që janë rikuperuar nga koronavirusi...

Historia e një greku që u vra për Shqipërinë(Video)

Histori e jashtzakonshme e një njeriu që dha jetën për Shqipërinë,ësht ajo e Lefter Talos nga zona  Vurgut që i përkiste minoritetit...

Ishulli grek pa Covid-19, të gjithë banorët të vaksinuar

Vendi i parë pa Covid-19 në Evropë është ishulli Kastelorizo në Greqi, ku të gjithë banorët janë vaksinuar.Një...

Pse Cezari tha frazën e njohur: “Erdha, pashë, fitova”?

Pse i konsideroi banorët e Britanisë, “hordhi barbarësh që shkëmbejnë gratë dhe torturojnë pulat”.Fraza e famshme e Jul Cezarit përmbledh fitoren e...

Recent Comments