Kështjella është fotografuar gjatë viteve nga shumë kënde, por këto foto na sjellin një vështrim disi ndryshe dhe përmbajnë detaj.
Rozafa është ndër kështjellat më interesante të Shqipërisë. Duke qenë e rrethuar me ujëra, më është dukur gjithmonë si një anije në lundrim kur shikoja nga maja e saj.
Kalaja u bë simbol qëndrese kundër osmanëve në vitet 1478-79 dhe, në një kohë të mëvonshme, kundër përpjekjeve malazeze dhe serbe për pushtimin e Shkodrës në 1912-13.
E kam vizituar shumë herë Rozafën dhe, në vitin 2016, xhirova aty një dokumentar për mbrojtjen e Shkodrës në luftë me sllavët.
E filmuar me dron, kalaja kishte një pamje vërtet triumfuese dhe madhështore. Vetvetiu të ngjallte respekt për ata që e ndërtuan, e rindërtuan dhe e mbrojtën në shekuj.