6.1 C
Pristina
Saturday, June 25, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI DEKLARATA E KOLONELIT 27-VJEÇAR “Shqipëria dëshiron njohjen nga Amerika”

DEKLARATA E KOLONELIT 27-VJEÇAR “Shqipëria dëshiron njohjen nga Amerika”

Ilir Ikonomi

Në një gazetë amerikane të 17 qershorit 1922 gjejmë një deklaratë të ministrit të Brendshëm Ahmet Zogu për agjencinë e lajmeve Associated Press. Në atë kohë Zogu ishte vetëm 27 vjeç dhe shihej si përkrahës i zellshëm i njohjes së Shqipërisë nga Amerika.
“Nëse Amerika na njeh dhe dëgon një përfaqësues diplomatik në Shqipëri, – deklaroi Zogu, – kjo do të jetë shtytja më e madhe që mund t’i jepet Shqipërisë.”
“Ne jemi një racë e lashtë dhe krenare. Ne kemi tradita qysh para epokës së Krishterimit. Kemi vuajtur nën thundrën e tiranit. Kemi qenë shtypur si nga popuj aziatikë ashtu edhe nga evropianë. Kemi ëndërruar prej shekujsh për lirinë. Ne jemi raca më homogjene në Ballkan dhe e dëshirojmë me pasion mundësinë për ta vendosur vetë fatin tonë.”
“Amerika, faqet e historisë të së cilës shkëlqejnë nga bëmat e lavdishme për çështjen e lirisë njerëzore, duhet ta njohin Shqipërinë, sepse ky është vend që ka vuajtur me shekuj në skllavëri dhe tani, i rilindur si komb, dëshiron të ruajë lirinë që i është mohuar aq gjatë.”
(Marrë nga: Reno Evening Gazette)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Leka i Madh, duke qenë djal i Olimpias të Epirit, ilirishten e kishte gjuhë amtare

Leka i Madh, duke qenë djal i Olimpias të Epirit, ilirishten e kishte gjuhë amtare. Maqedonishtja e vjetër ka qenë vetëm një...

Nikea, qyteti antik ILIR

Aleksander Hasanas Qyteti antik i Nikaias ishte vendosur në pjesën më të lartë të kodrës së sotme të fshatit...

Nika (Nice) ishte perëndesha e fitores me krahë – fitore si në luftë ashtu edhe në konkurrencë paqësore

Nika (Nice) ishte perëndesha e fitores me krahë - fitore si në luftë ashtu edhe në konkurrencë paqësore. Kur Zeusi po mblidhte...

Fortifikata e Rumeli Hisarit e ngritur nga ana e Sulltan Mehmetit të Dytë me 1452

Agron Islami Fortifikata e Rumeli Hisarit e ngritur nga ana e Sulltan Mehmetit të Dytë me 1452. Punimet e...

Recent Comments