Një gabim në navigimin e kohës ka bërë që helikopteri i Marsit të merrte një rrugë qorre, duke shkaktuar problemin e parë madhor prej që shkoi në mars muajin e kaluar.
Helikopteri eksperimental, me emrin Ingenuity, arriti të ulej në tokë pasi ndodhi problemi, kanë thënë zyrtarët e Laboratorit Jet Propulsion.
Ky problem bëri që të pritej shiriti për një minutë në testimin e gjashtë të fluturimit të helikopterit në lartësinë 10 metra. Një prej fotografive të shumta të shkrepura nuk ishte regjistruar në sistem, duke e bërë konfuz stafin për lokacionin e tij, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Ingenuity filloi të lëvizjte sa andej këndej dhe kishte problem me marrjen e energjisë.
Ingenuity u bë pajisja e parë që fluturoi në një tjetër planet gjatë muajit prull, dy muaj pasi arriti roveri i Nasas në sipërfaqen e Marsit. /Periskopi


