Shkruan: Kreshnik Begu
Shqipëria në “Andrees Allgemeiner Handatlas” të vitit 1893: Një dëshmi e kartografisë gjermane
Para pak kohësh, publikova në po këtë media, pra në Trungu&InforCulture.infonjë gjetje nga një atlas gjerman i vitit 1900. Aty evidentohej shtrirja e emrit të Shqipërisë deri poshtë Korfuzit dhe shtrirja territoriale deri në Gjirin e Artës. Sot dëshiroj të ndaj me publikun dhe kërkuesit një tjetër dokument të rëndësishëm nga fondi im personal: atlasin Andrees Allgemeiner Handatlas të vitit 1893.
Ky atlas njihet botërisht për saktësinë e lartë shkencore të kartografisë gjermane të kohës. Në të vërehen detaje kyçe që hedhin dritë mbi realitetin gjeografik dhe administrativ të fundit të shekullit XIX:Faqet 11–12 (Pamja Politike e Evropës): Brenda territorit të Perandorisë Osmane, Shqipëria (Albanien) paraqitet e shtrirë deri në Gjirin e Artës.
Emri “Shqipëri” shënohet deri poshtë Janinës, ku më pas fillon kufiri me Greqinë.Faqja 86: Rajoni i Epirit shfaqet qartë si kufiri natyror me territorin e shtetit grek.Faqet 87–88: Emri Albanien nis që nga Kosova dhe shtrihet thellë në Epir, duke u kufizuar sërish me Greqinë në Gjirin e Artës. Ky integrim nominal dhe territorial i Epirit brenda hapësirës shqiptare përbën një detaj me rëndësi të jashtëzakonshme historiografike.Harta e transportit në Oqeanin Atlantik: Kjo hartë specifike ofron gjithashtu të dhëna interesante që ndërlidhen me vizualizimin dhe rëndësinë gjeografike të këtij territori në rrjetet e komunikimit të kohës.Këto të dhëna nuk janë opinione personale. Ato janë rrjedhojë e studimeve të mirëfillta të kartografëve gjermanë të asaj periudhe.Qëllimi i këtij publikimi nuk është politika.
Synimi im nuk është nxitja e debateve nacionaliste, të cilat i kam vërejtur së fundmi në disa portale greke. Si një hulumtues i thjeshtë, qëllimi im mbetet vetëm kërkimi i së vërtetës dokumentare dhe ndriçimi i procesit historik të copëtimit territorial.U sugjeroj akademive të shkencave të të dy vendeve që t’u referohen këtyre dokumenteve me paanësi shkencore. Njohja e fakteve historike pa ngjyrime politike është rruga e vetme që dy popujt tanë të jetojnë në paqe të përhershme, si fqinj dhe si vëllezër. Dokumentet gjermane janë një pasuri e pafundme që meriton vëmendjen e akademikëve tanë për të ndriçuar historinë e territoreve shqipfolëse.




Greqia ,ku pasqyrohet kufiri turk në gjirin e Artës por nuk ka emërtim të Greqisë në kufi me Epirin .

Përse në shum raste në këto harta ku tregohet kufiri i territorit Turk kemi emrin Shqipëri me shkronja të mëdha dhe emri Greqi në territorin grek , nuk përshkruhet ky territor por përshkruhen territore si Morea etj !


