-Anekdota popullore shqiptare-
DJATHI I NJELMËT:
Një fshatari një natë ia vodhën djathin.
Të nesërmen ai shkoi te kroi e po ruante. Atypari kalojnë do burra e po e pyesin:
Çka po ruen k’tu, o mik?
Ma ka vjedhë dikush djathin e po e reuj.
Shko, more mik, e bjeri mas nëpër katun e kshyr kush ta ka vjedhë e mos prit kot k’tu!
Jo, jo, s’ashtë nevoja. Po e pres qitu, se i kam qitë shumë kryp djathit e qitash vjen me pi ujë tu kroni ai qi e ka vjedhë.


