Hafiz Ali Korçën komunistët e torturuan pa mëshirë. Përveç torturave çnjerëzore, ata përdornin çdo metodë edhe për ta fyer. Një herë e çuan në një kishë dhe e veshën me veladonin e priftit.
Teksa i vishnin veladonin e Priftit, ai u thotë :”Priftërinjtë janë vëllezërit e mi. Jam i nderuar të mbaj veladonin e secilit prej tyre. Por ju komunistët jeni turpi i këtij dheu!”



